Anton Cefa
E premte, 18-05-2007, 01:54pm (GMT)
 |
| Anton Cefa | Ka lindur në Shkodër më 1935. Student dhe pedagog i shkëlqyer, studiues dhe krijues i talentuar, por mbi të gjitha njeri i përkryer zgjodhi atë ... më të vështirën, heshtjen me pasojë harresën, fali gjithçka të bukur për të ruajtur më të shtrenjtën: dinjitetin. Në vitet e para pas '90-ës pa ditët e pakta të "ringjalljes", si drejtor i Radio Shkodrës. Aktualisht editor i Federatës Panshqiptare "VATRA" jeton e punon në New York me sytë, mendjen e zemrën nga oqeani e deti ... përtej të cilit ai është ... Eshtë autor i dy librave me poezi, "Dritarja e një britme" dhe "Heshtja ka tingull guri" nga shtëpia botuese Camaj-Pipa 2002.
|