Zhurmë hapash
E premte, 02-02-2007, 02:13pm (GMT)
Zhurmë hapash që largohen e shuhen ngadalë në ajrin e natës, ditët e mia, darsëm e heshtjes dhe mort i fjalës.
Dishirë: Ma ndalni zhurmën e njí hapi ta ndriçoj me dritën e hyllit të nji kumti të vetem, ta spërkas me shatërvane tingujsh që dallgëzojnë në pellgje heshtjesh.
|