Bubulon zjérmi. Në gojët e flakës e në shtëllungat e tymit djegia e drunjve. Trungjet me krahët e tyne, zemra me damarët e limfës, të gjitha digjen. Hini, kujtimi i njí jete të djegun.