Te shkolla qi dikur
pat qene e jona
na prune me bartun gure,
me shty vagona
Por lejshin shoket klaset,
vijshin na shifshin,
na kqyrshin zemerplaset,
e nuk na njifshin!
Pse ata qi ne na ndan
me mure e tela,
<<’T’u rrini larg! –u thane—
Jane kriminela!>>
Por kur filluem nga kanget
tona kombtare,
qi bashke kenduem qe n’banget
nder abetare,
ju pame, o shoke, si u-mrrolet,
si u-ngasheryet,
dhe thirrjes sone i folet
tue hovun kryet
Kendojshim na, nji roje
dhambet kerciste:
<<Ende villni per goje
kangat fashiste?
Ju, qena reaksjonare!
ju, kriminela!
Ju duhet me ju vare
neper cengela!>>
E ju qi kto i ndigjojshit
pa mundu me bza,
kah qielli syt i cojshit:
Deri kur ma?
Por mos u-deshperoni
per ne, ju, shoke.
Se hekri i ktij vargoni,
qi keq na rroke,
Kur len te mishi danga
ka lane stigmate.
Cka sot na shifni pranga
neser asht shpate.
Shenim i autorit:
Gjate vjetit 1947 te burgosunit e Durresit punuen ne ndertimin e rruges afer bregdetit, quejtun sot ''Dalip Tabaku''. Jo fort rruges gjindej asokohe lyceu, para te cilit te burgosunit punuen disa dite. Nder ta kishte shume studente te lyceut. Te burgosunit kenduen disa here, kur kalojshin rrugeve te qytetit, kange kombtare. Auktoritet e burgut nderhyne me force tue perdore kercnime, medje ndeshkime, per me ndalue kanget kombtare. Njena syresh, ajo qi kendohej me shpesh, ishte kanga e Gramenos me refrenin:
“Se mjaft ne roberi,
e mjera Shqiperi!
O djem, rrembeni pushket!
Ja vdekje ja liri!”