Ora e zemres
E premte, 02-02-2007, 03:28pm (GMT)
Shkrihen ujrat ner liqene, Qielli fletet nis e hap Mbyllur zemra rri si qene S'do te çohet jashte nje çap Strehevet treten dhe kongjijte, Shterrin lotet gjith pike pike Zemra hesht e mbledh peqinjte Me nje sy me sheh te lik. Maje biskut zogu tundet, Rreze vere gjith po pret, Gjumit zemra s'do te shkundet, As nje ndjenje asaj si flet. Kryet kacja qet si trime Qilimin e bardhe e flaku tej, Tuf e barit dje si qime, Sot çel bishtrat musi hej. Dhe gjinkalla mer kitaren Nje arratises vjershetor Rri mpreh zerin mi te paren, fije barit prandveror. Hapu zemer, vjen pranvera Rreze shkasin ne çdo skaj Merr lahuten dil tek dera, Nisia kenges e mos qaj! Thuria kenges dhempshurije Cele zemren magjiplote, Ligjeraten dashurije Qe dha qielli doreplote. Cohu zemer, shteri lotet, Bjeri tingullit ledhatar Se gjesendi s'vlejne motet Sa vlen çasti magjistar..
|