Dhjata e Re
E premte, 02-03-2007, 03:41pm (GMT)
Sikur erdhën, panë e bënë e shkuan Do bjerë edhe mbi ne njëherë këmbona Vinë të etur tjerë. Njësoi afshëm duan S'jemi ne. Por nuk mungon e jona
Thot njeriu dhe zbret i urtë ndër bimë Djalli e di se në ç'vend u poqën të parat Pemë të mendimit të mirë. Me urtinë E kësaj dhjate ne stërpikim arat
Shollit të ditës s'i duhet spermë komete Ky lloj Shën Njeriu don bibël të re Një fe tjetër. Fe besimi në vete Amen. Koha jonë s'guxon të kohosh pa ne.
|