Këngë e Vrugët
E premte, 02-02-2007, 04:03pm (GMT)
Mëtim i truar fshihu te pendimi S'ka ndëshkim për mëkatet nga ligështia Ky rrëmbim i çmendur është i imi Apo lindi befas trimëria
Nga të errëtat e gjakut. S'di po fryma
Kërkon shkakun t'i vijë era dhe Diç të kësaj koke do t'pëshpërisë bryma Ime ndoshta. Do të jetë fjalë e re
Bari të egër. Fjollë e saj nga rrashta Do të përvidhet me dhunë e pa hir Sikur ç'linda. Do të kundrojë përjashta I gjelbër e i qetë do të jem më i mirë
Dhe voglushë të verdhë do të therrin ditën Me vaje të hollë dhe do të pushojnë së qari Kur të kuptojnë se për nën këmbë u rriten Dheu im. E hiri im. E bari.
|