Kafsha e Zezë
E premte, 02-02-2007, 04:04pm (GMT)
Heshtja det i lëkundur dhe vetimët Fshikin terrin trupi i saj përdridhet Ku janë njerëzit. Nga janë nisur bimët Një langua leh e s'ik as lidhet
Ulurin përmotshëm mbase së ligës Ja ndjen erën diku në gjakun tim Ai rrëmbimit të vet i turret digë Rreptas pastaj etur merr gufim
Tej durimit dhimshëm. Të trazuara Ngrihen grevë të pabërat duan dëshmi Protestojnë. Gjithë gjërat e ndaluara Bredhin mëllefit të vet me zhauri
Dhe leh kafshë e zezë e s'ik as lidhet Heshtja det i lëkundur dhe vetimët Fshikin terrin trupi i saj përdridhet Ku janë njerëzit. Nga janë nisur bimët
Ja që kështu na qenka kafshë e dehur Mëtimi. Pastaj vetëm cuklat kur të na mbeten Do thonë: Ai me fjalë e ajo me të lehur Të rrojnë se njerëzisht e hëngrën veten Të pastë ndjesë harrimi hero i herave tjera.
|