Në rrugë
E premte, 02-02-2007, 04:04pm (GMT)
Tash jam diku larg teje, larg vedi dhe - ku me dijte kah me tresin udhekryqet e shumta t'jetes?
Jam ba pershendetje e harrueme e kalimtareve, jam ba lot e kange, jam ba betim i rrugeve dhe rreze e shkrepun maje gurit.
Tash jam diku larg teje, larg vedi dhe - ku me dijte ku sosin fijet e keputuna t'kesaj kange?
Jam ba pre shiqimi i syve zjarr, jam ba bekim e name, jam ba zog e re n'krah t'agsholeve t'bardha?
Tash jam diku larg teje, larg vedi dhe - ku me dijte kah m'tresin udhekryqet e shumta t'jetes?!
|