Në Mozomazi mund të vdesësh çdo çast
E premte, 02-02-2007, 05:03pm (GMT)
Në Mozomazi mund të vdesësh çdo çast Të këputesh si lule në erë Dhe të vazhdosh së jetuari pas vdekjes Me të gjallët e vdekur përreth Që ruajnë kujtimin tënd të përgjakshëm Si vashën e mallit të parë
Në Mozomazi jetohet për mrekulli Aktor mund të jesh kur të duash Dhe të ndërrosh jetë kur të të teket Si një aktor i palodhshëm tragjik
Ja pse në Mozomazi pihet shumë raki Dhe pagjumësia bëhet ëndërr e ankthshme Dhe njerëzit kanë turp të gjallojnë Karshi thneglave milingonave karkalecave
Që kryejnë punët e ditës e natën çojnë dashuri
Zot Në Mozomazi nuk shihet njeri Se nata bie aq shpesh Dhe terri është aq pis
Çdo gjë që lëviz ecën fluturon Shoqërohet lehaqensh larashësh laureshash
|