Nga nje enderr e thyer
E premte, 19-01-2007, 07:23pm (GMT)
Tik taku i ores ne mur bie pertoke e zhurmshem thyhet. Dhoma zhvesh petkun e erret kur ndez driten arratisen hijet.
Nga pasqyra me veshtrojne sy te ndrojtur permbi qerpike endrra me zhgrryhet me bie padashur nga syte e lodhur bie pertoke, kriset, thyhet...
Duar te pergjumta rrezojne disa fleta. Bie dhe nje liber harruar aty hapur, copra poezish te shkruajtura ne letra, dhe nje gjethe kafe, gjysem e kalbur.
Ulem pertoke e i mbledh ngadale. Cdo leter te shkruar e gjethe te vdekur i mbledh ne duart e mia pale pale, cdo fjale te shtrember a fjali te mekur.
Ngrihem e veshtroj te mijat duar, e grimca dritash me ngelen ne gishta kush e dinte se nga nje leter e shuar do rigjeja mori endrrash te brishta!
|