Me prit
E premte, 19-01-2007, 07:31pm (GMT)
Shtrëngatat e jetës më hedhin përtej, larg nga ti. Unë do t`i bindem tufanit e kur do të kthehem tani nuk e di. Nuk e di për sa kohë s`e di as ku, as si? Por do te kthehem një ditë, tek ti! Muajt do të humbasin në numura Vitet do të shuhen në kohë Ditët do të shkrihen në ditë. Unë do të them vetem kaq: -Do të kthehem! Me prit!
|