Udha e mbarë, Kostandin!
E merkure, 02-05-2007, 11:44am (GMT)
-Kthimi i eshtrave të Faik Konicës në Atdhe-
U takuam në qiellin e kaltër (Poshtë shkëlqente Atlantiku) Ti, nuk mbaje pasaportë, As biletë udhëtimi. Ishe veshur me fustanellen e Abdyl Frashërit. Xhamadani i Mic Sokolit ta shtonte nurin. Në kokë mbaje plisin e bardhë të Isë Boletinit… U përshëndetëm shqip: - Tungjatjeta! - Tungjatjeta! Ti, i mbështjellur me shkaben kuq e zi Të shkëlqenin sytë Për mallin për nënë Shqipëri…
Ti, nuk mbaje pasaportë As biletë udhëtimi. Nuk të premtonte koha Për debate nëpër kancelaritë diplomatike As për botimin e numrit të fundit të "Albania". - U vonova! - U vonova, pëshpërite duke shpejtuar Asgjë në jetë nuk vlen Sesa amaneti i dhënë së dashurës nënë.
Udha e mbarë, Kostandin!
Maj 1995 Houston, Teksas
|