Naganti i Isa Buletinit
E marte, 02-01-2007, 05:57pm (GMT)
Bënë udhë të gjatë te ingilizi vinin Ismail Qemali Isa Buletini
Hynin dy shqiptarë brenda në pallat njeri luftëtar tjetri diplomat.
Shqipëri e tyre kish halle e mjera armë zotërinj regull, rinë te dera.
U ngrys luftëtari sytë i shkrepën cikë lëre diplomati i tha me qerpikë.
Dhe ua la tek dera Isa Buletini poshtë nën brez, të voglës sytë i shkrepëtinin.
Faqen vënë te trupi veshin vënë te gjaku je edhe për mua thosh ajo së largu.
Hapat qetë e qetë binin në pallat njeri luftëtar tjetri diplomat.
Herë-herë qerpikët si gërshërë përplasnin thua dritë të huaj sytë nuk u qasnin.
Dhe tha lordi i madh gjuhën duke zgjidhur me humor të huaj me një gaz të hidhur.
Ja dhe carmatosur zotërinj shqiptarë si kallkan i ngrirë ngriu fjal e parë.
Pa nagantit sipër brezit më si pritej por nën brez e vogla zu të hasharitej.
Mblidhte xixa zjarri përmbi trup të bukur priste luftëtarin që ti thoshte "duku".
Sytë e diplomatit zjarr të hidhur shkrepën Isa Buletini brrom nga brezi tjetrën.
Brrom aty përpara mu te lordi pranë "Madhëri Shqiptarin kurrë s'e gjen pa armë".
Zbardhëlloi sermaja shkreptiu fildishi ...ndritën malet tona andej larg, tek ishin.
Qelqe e shandanë dhanë dritë të ligë Ismail Qemali qeshi nën qerpikë.
Dhe naganti ulur rrinte sic i duhej dora nga i zoti tyta nga ti duhej.
Nxinte tytë e vogël brenda nxinin halle... Shqipëri e vogël në tryezë të madhe.
|