Shiu
E premte, 02-02-2007, 06:03pm (GMT)
Shi i ndritshëm, i bardhë, letra dashurie që qielli i con tokës, pastaj një ylber që i lidh të dyja si një dorezë shumëngjyrëshe e nje shporte me lule. Tinguj pikash- akorde te qelqi i dritares si lotë anonimë që era miqësore i shtyn dhe atje ku harrojnë të venë. Alpet mjelin dëborën si tufa delesh të bardha. Ujërat rrëkera vrapojnë drejt detit të furnizojnë prapë qiellin. Sa resht shiu, një zog me xixëllime vese në pupla niset në hapësirë si një sonatë hëne. Shi zviceran - sundim asnjanës. Pasi bën c'ka për të bërë dhe e ndjen se njerëzve iu mërzitën pellgjet, e ndërpret sundimin, mënjanohet, duke ia lënë radhën Kabinetit të Diellit.
|