Vathi
E merkure, 02-05-2007, 11:50am (GMT)
Pas shiut të mbrëmjes Humbe vathin kujtim nga jot' gjyshe Por në lidhëm dashurinë Pas puthjes së parë.
Akuza pate në shtëpi. S'ka rëndësi. Ç'është vathi i arit Para dashurisë së madhe?!
Për vjeshtën e vonshme Caktuam takimin e ri E vathin e mbetur do ta kemi Dëshmitar të puthjes së parë.
|