Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 05-09-2008, 12:59pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Arkiva » Autorët A » Agim Spahiu
 
Them të vërteta në këtë rrafsh verior
E premte, 02-02-2007, 07:38pm (GMT)

Them vdekjen e territ e çeljen e agut, them gazin
e dhimbshëm, zgjimin e hershëm, mundin e gjoksit them,
të duarve e shpatullave, mundin e mendjes dhe krejt
trupin, harenë e përditshme, dënesat e pikëllimin,
them lotin e syrit e lotin e shpirtit
dhe gjumin e vonë në këtë Rrafsh Verior.
Them krejt njeriun me gjëmime e vezullime
e ta besoj ty, Letër e bardhë - Perëndia ime.
Para teje falem çdo orë të ditës e të natës,
t’i besoj fitoret e plagët, të vdekurit e të gjallët.
Për ta rilindem, shkrihem e digjem e prapë prej tyre rritem.
Letër e bardhë ku derdh fjalë shpirt,
letër e bardhë ku derdh dritëhijet e njeriut.
Kur vij te ti rënduar me të vërteta të thjeshta,
siç vjen njeriu nga lindja a vdekja,
rënduar nga loti a e qeshura,
jam krejt i bardhë se dua të mbetem gjallë
kështu siç jam.
Asgjë s’i fsheh vetes e të tjerëve, them çka shoh
e prek rreth e rreth, pranë meje e larg meje.
Vlimin tuaj e timin them,
asgjë që s’është juaja dhe imja.
Them të vërtetat e ëmbla e të idhëta: lakuriqe,
mjafton që secili pjesën e vet të ketë brenda tyre…
… Dhe ç’është juaja të jetë imja dhe ç’është imja
të jetë e të gjithëve.


 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]