Dhe fëmijët rriten
E premte, 02-02-2007, 07:54pm (GMT)
Më e shtrenjtë se buka, më e pashme se lulja ishe për mua, (Sa zor e kam t’i marr nëpër duar, t’i hap fletët e viteve që shkuan!) U miqësova me librat dhe heshtjen, të isha i ditur, i mençur, fitova krenarinë tënde me pak përhënie, ecjen dhe përshëndetjen… Dhe vrapoja të shihja, të thosha një fjalë, (Ora nuk plakej pa të parë!) Edhe pantallonat i mbaja në ngjyrën që të pëlqente për një vështrim, për një buzëqeshje… Tash që na shtohen thinjat e grindjet dhe fëmijët rriten,-mendjen atje e mbaj. Të lutem, mos më bëj të qaj!
|