Qaj, zogu im, qaj!...
E premte, 02-02-2007, 07:59pm (GMT)
Mos qaj, zogu im mos qaj! Kjo është veç një tymnajë… Në dhomën tonë kënga do të nisë prapë e prej cicërimës sate do të plasin lule të vockla në ajër e në sendet rreth e qark, me jalëza të kaltra do të mbushet dhoma… Kjo është veç një tymnajë kalimtare, një tymnajë bredharake, zëre se s’i hapëm dyer e dritare dhe loton krejt pa shkak të vërtetë, loton duke qeshur… Hajt, pra, lotojmë duke qeshur (!) … Po një pikë lot s’e nxirrja dot. Isha djalosh pa asnjë dhimbje në gjoks. Veç sot e asaj dite më thahet fytyra për ty, e gjora ime… E krrejt papritur më kap një mall i dhimbshëm dhe qaj dhe qaj krejt papritur… Qaj, zogu im, qaj! Ka kohë s’ka qarë askush për mua… Ka kohë!
1985
|