Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 29-08-2008, 04:59am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Arkiva » Autorët A » Agron Tufa
 
TMU - TARRAKAN
E premte, 02-02-2007, 08:36pm (GMT)

"Dhe nëse fantazma gjalloi dikur këtu,
E braktisi këtë shtëpi. E braktisi".

Josif Brodskij

I
Këtu koha është shkallmuar nga erëra të errëta
Dhe dergjet distiluar në Detin e Zi.
Me shkopinj të trashë rrebeshesh të verbëra
Mbi kafkuj qafgjata dunash përmbi-
Zgjohen kumte të fjetura deliresh të hershme
Për brenga të ardhme prej vreresh të djeshme,
Që barten, shkapeten si thneglat e treten
Në rërë anonime ku bjerrin vetveten

II
Këtu "pasardhësit" i sajojnë apologji
Një të shkuare që kurrë s'e kanë patur.
Kështu dhe terzia, pa cohë, gjithsesi,
Do sajojë prej leckash një rrobe të varfër.
Kështu historisë i japin të pijë
Prej gurrash të lashta uji të vjedhur,
Dhe hedh shtat përçudshëm mashtrimi i ri
Përkundër rrjedhës me memorie të tredhur.

III
Krejt çka lanë perandoritë këtu
Janë rrënojat e qytetit antik: Gorgypa.
Po koha kafshoi dhe shtroi nër tru
Shtresa pomade ndër fasha e rrypa.
Eh! Qenia si Kukule në Fshikëz mbështjellë
Dremit në jermi alfabetesh, delir e narkozë,
Dhe në përmendet shpellash përthellë -
Vetvetja-Proté i shket-metamorfozë.

IV
Me triskuj ernash t'misterta, ç'mund të na thotë ende
Kjo natë tingujsh tinzarë që trazohet gjethnajash?
Me akuariumin që tallazit faunë yjesh t'arrirë?
Me palcë historie shtanguar ndër pengje?
Me kafka t'nëndheshme dergjur thirravajash?
Me fushatën kobzezë të Svjatosllavit përfshirë
Vorbullash qorre? Me lavdinë e bjerrë t'atamanit
Mbi gërmadhat e pakthyeshme të Tmu-Tarrakanit?

V
Njeriu. Njerëzit. Njërëzimi. Mendimi përsëri
Rikthen duarthatë nocioneve të bjerra.
Mendimi fyhet. Mes dunash pëlcet era.
Njeriu. Njerëzit. Gjithë kjo industri
Prej mishi cullak që për diell theket -
Këto fryte të errëta gjaku - mizëri -
Janë iluzion’ i mbramë që nuk don të shembet, -
(Iluzion në kllapa plus-minus përjetësi).


VI
E lëmë detin të fshajë e rrahë në breg
Me rropullitë, çafkat, sytë e Ifigjenisë
Që sogjetojnë nga ky ngulim grek
Hapësirën sakrale gjirit të Pontisë.
I kthehemi stepës, ku pas shpine çurg
Kanoset zhyer-gjak perëndimi turk.
Muzgu enjtet. Merimanga dhe akrepa
Shqyhen pràjshëm rrengjesh nëpër rrjeta.

Vitjazjevo, korrik 2000



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]