Sakrale
E premte, 02-03-2007, 08:42pm (GMT)
E ndjej: nuk jam këtu, por jashtë... Ku fillthi ngjëroj çudira intime, Ku gjumë mbi gjumë, i ri dhe i lashtë, Ku unë s’jam unë, por qenie anonime.
Emri im përplaset, përshkon si një rreze Kurmin tim të gjallë (hëpërhë të gjallë). Fillikat spikat mes çarjes së reve Nyja që i lidh dhe i ndan në një fjalë.
|