Mbretëresha para vdekjes
E merkure, 02-05-2007, 11:54am (GMT)
Valët shkumbëzojnë trishtueshëm. Qëndrojne shkëmbinjtë e lashtë. Mbretëresha me syrin pishë Përshëndetet me Ilirinë.
Një sy do t'ia fali yllit. Sa herë do të mërzitem Kthehem në vatrat e pafikura.
Një vesh do t'ia fali detit, sa herë do t'i hetoj bajlozët farkoj shpatat e zjarrta.
Një porosi do t'ia fali tokës, për armiqtë e tradhtarët barut gojës.
Mos u zgërdhi, Romë, gruaja ilire për çështjen e nderit martohet me valët e detit.
|