Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 06-10-2008, 11:03pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Arkiva » Autorët A » Alban Tartari
 
Unë e rrëmbeva Helenën!
E marte, 02-01-2007, 10:31pm (GMT)

1.

Paridi nuk e rrëmbeu Helenën!
Unë e rrëmbeva, mes natës
duke e tërhequr prej krahu.
Lajmi mori dhenë...
e këmba-këmbës,
si nata-ditën na ndoqi Menelau.


Nuk na kapi dot kurrë,
megjithëse na ndoqi ndër
shekuj e mijëvjeçarë,
dhe kur bota i tha: Ti s`je burrë!!!
U nis drejt Trojës, gjoja Helenën
për të marrë.

Shpiku një kalë, një dreq,
dhe u fsheh si një mi brenda saj,
Natën i hapi dyert pa të keq.
Dhe Troja u mbyt në lotë e në vajë...


Për një Helenë u dogj Troja,
nën këmbët e Menelaut që pësherëtinte,
Unë ja rrëmbeva Helenën
si thelën nga goja,
Në një natë kur qielli vetëtinte.

***

2.

Dhe ikëm pastaj. Të fshehur qëndruam,
me vite, me shekuj, me mijëvjecarë,
se mos Menelau dinak diku na shquan,
dhe vjen të dyve në gjumë për t`na vrarë.


Dogji ai një Trojë të tërë,
Re zie la mbi faqet e kohes,
e beri që bota mend të zërë,
Të zënë mend gjithë gratë që ikin
mes shiut dhe llohës.


E bëri të trembte mua capkënin,
Kusarin e zemrave, hajdutin, dinakun,
dhe kur e pa që s`kishin c`të më bënin,
Vrau Priamin plak, e gjoja mori hakun.


Unë jam shkaktari i vdekjes së Trojës!
Dashuria ime helm-çmenduri,
mi mori mendtë dhe mua
dreqi tundonjes
Atë natë kur shiu mbi ne binte me furi...



Mbi vithet e kalit e hodha Helenën,
dhe ngraha mes territ,
mes natës e viteve.
Dhe erdha këtu, dhe mora penën
T`ju them se më Të kohrave vërtitem.

***
3.

Unë e rrëmbeva atë natë Helenën!
Jo! Paridi qullash, nëpër natë
nuk ngrahu...
Lajmi mori dhënë,
e këmba-këmbës
si dita-natën, më ndoqi Menelau...


unë me vrap kali,

ai me vrap kau...


 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]