7 PRILLI – DITA E TRADHTISË
AGRESIONI I FASHIZMIT
DHE DISFATA E TI
Nga Kushtrim Janina
Me 7 Prill 1939 ndodhi agresioni i fashizmit ndaj vendit ton. Derisa Ushtria Kombëtare Shqiptare dhe Populli i rrokën armët kundër pushtuesve, Mbreti Zog e tradhtoi vendin dhe me bisht nën shalë ja mbathi me të katërtat për të shpëtuar kokën e vet. Ai, Ahmet Zogu i “madh” që më aq “trimëri” e pamëshirësi i kishte ndjekur e vrarë rilindësit tanë të famshëm shqiptar , iku nga fashizmi italian si zogu i zi nga kaçubeti qelbë ngrënës! Si ndodhë edhe me çdo hajdut tjetër ai nuk harroi të e vjedh thesarin e shtetit dhe atë të merr me veti deri në Angli. Pas vetit e la Ushtrinë dobët të armatosur dhe popullin e varfër që më së miri e përshkroi Migjeni në Poemën e Mjerimit.
Me aq armë e municion sa kishin oficerët e ushtarët shqiptar të ndihmuar edhe nga populli e bën një rezistencë të fuqishme dhe ushtria fashiste shkeli në tokën e Shqipërisë vetëm pasi në detin shqiptar dhe në brigjet e ti i la disa qindra të vdekur. Ata trimat shqiptar, si Mujo Ulqinaku me shokë hynë në legjendë si Davidi në luftë kundër Goliatit, sepse fashizmi ishte Superfuqi Botërore që nuk pat mundësi ti bën ballë as Franca e Anglia që ishin ndër Fuqitë më të mëdha të asaj kohe në Evropë, e le me një Shqipëri e gjymtuar, që Konferenca e Ambasadorëve në Londër me 1913 ia kishte shkëputur rrugët kryesore të Ballkanit, tëra tokat e bukës, malet e fushat e gjelbëruara, e bjeshkët me xehe dhe ia kishte lan vetëm Alpet e thata e detin e thellë me u mbyt në te!
Me 7 Prill 1939 u pushtua Shqipëria. Fashizmi hyri brenda vendit dhe pasi që e theu rezistencën punën e par që bëri e korruptoi parinë e pasanikëve dhe krijoi një “qeveri shqiptare”. Natyrisht me flamurin e Fashizmit u mbulua Shqipëria dhe ajo duhej të zhdukej nga harta gjeopolitike përgjithmonë. Fashistët të udhëzuar nga kolaboratorët shqiptar, për të prezantuar veten si aleat të fashizmit e nxorën edhe Flamurin Shqiptar, por tani me sëpatat e Imperatorit Emanuel mbi shqiponjën dykrenore. Kuislingët shqiptar u integruan me fashizmin edhe politikisht duke u bërë edhe zëdhënës të propagandës fashiste. Bile ata e prezantonin fashizmin edhe si “vullnet i popullit”! Ata okupimin fashist e prezantonin si “Shqipëri të Madhe” edhe pse ajo e tëra ishte e okupuar nga fashizmi!
Nga ana tjetër, pa qa kokën për fuqinë fashiste djalëria shqiptare filloi rezistencën. Nga mërgimi erdhi vet Myslim Peza dhe me qeten e vet ia vuri pushkën fashizmit menjëherë. Pas ti u rreshtua vegjëlia shqiptare që nuk pyeste se çfarë fuqie ishte fashizmi në Botë, se për vendin e vet e konsideronte vetëm veten Zot shtëpie! Dhe në fund lufta antifashiste ngadhënjeu me fitore!
Lufta e Dytë Botërore që e iniciuan fashistët i kushtoi Evropës 60 milion njerëz të vdekur dhe një Kontinent të shkatërruar. Fashizmi i kishte vuar vetes për detyre që të e shtrinë okupimin e vet mbi tërë Globin dhe të vendos një Perandori Globale Fashiste. Më në fund ndërhynë SHBA dhe e shpartalluan fashizmin. Disfata e ideologjisë fashiste në fushën e luftës, ku u përdorën të gjitha llojet e armëve ekzistuese, e gjunjëzoi atë ushtarakisht dhe erdhi deri te kapitullimi i ti.
Por, koha e tanishme po e vërteton se kapitullimi ushtarak nuk ka qenë dhe kapitullim ideologjik.
Sepse fërkemeve të baballarëve e gjyshërive të vet fashist, tani po ecin djemtë e nipat e tyre me të njëjtat aspirata, por me mjete e strategji tjera! Shtrirja e tyre mbi vendet ish socialiste deri në shtetet Baltike po tregon se ata e kanë regjeneruar ideologjinë e vet e cila identifikohet me integrimin e ekstremizmit të djathtë të të gjitha vendeve - kundër vegjëlisë të të gjitha vendeve. Po e zbatojnë po atë politikë neokolonialiste që e beri ish Bashkimi Sovjetik në emër të asaj që quhej “proletar të gjitha vendeve bashkohuni” - por duke hyrë nën komandën ruse. Vetëm se tani kjo bëhet me thirrje “kapitalist të të gjitha vendeve bashkohuni”!
Pa keqkuptime, sepse këtu nuk është fjala për kapitalistët fisnik që me nderë e ndajnë fitimin e krijuar bashkë me punëtorët e vet!
Por, fjala është për ata kapitalist të egër që duke shkel mbi gjakun e të varfërve krijojnë pasuri për vete! Ata tani më nuk marshojnë së pari me tanke e me ushtri brenda vendeve tjera. Por së pari e fusin korrupsionin brenda vendeve të huaja dhe krijojnë qeveri kukulla që pastaj ato i detyrojnë ti thërrasin vet ushtritë e huaja kolonizatore si “...punë integrimesh, dee...”! Për të ndodhë një kolonizim i tillë “vullnetar” shtetet viktima duhet të plotësojnë disa kushte dhe kryesori ndër to është shkatërrimi i ushtrive nacionale dhe heqja dorë nga sovraniteti shtetëror si dhe miratimi i disa kamionëve me ligje pa i lexuar fare.
Një shembull shkollor e përjetuam me 7 Prill 2008 në Prishtinë ku Grupi Negociator me Serbinë dhe serviset e tyre servile juridike e aprovuan një Kushtetutë të huaj për Kosovën të cilën mendojnë të e miratojnë ne Parlamentin e pakicës të krijuar nga OSBE-ja. Agresioni i 7 Prillit 1939 u përsërit me 7 Prill 2008 por tani me invazion juridik.
Nga ana tjetër, pa e qa kokën për fuqinë fashiste djalëria shqiptare do ta vazhdoi rezistencën. Nga mërgimi sërish do të vije ndonjë Myslim Pezë dhe me qeten e vet do të ia ve kazmën fashizmit modern . Nuk është than kotë nga hirësia: “... nënë moj mos ke frik se ke djemtë në Amerikë...” Pas tyre do të rreshtohet vegjëlia shqiptare që nuk pyet se çfarë fuqie kanë integrimet fashiste në Evropë, se për vendin e vet e konsideronte vetëm veten Zot shtëpie!
Përsëri Flamuri i Skënderbeut do të valon në tokën e vet ndërsa ahtisarëviqët dhe shërbëtorët servil me flamurin e natës me Yej e me Hanën e kafshuar do të ngjiten drejt veriut të ftohtë skandinav me bisht nën shalë! Se këti vendi i kanë than e kanë me i than, për jetë të jetëve, vetëm Shqipëri! Dhe përsëri lufta antifashiste do të ngadhënjen, me fitoren e popullit, mbi tiraninë!