Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 01:52am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Arkiva » Autorët A » Alban Tartari
 
Shqiptar e shkuar Shqiptarit
E marte, 02-01-2007, 10:37pm (GMT)

Une, jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna,
Jam flamuri qe Ismailit i rri te koka e varrit,
jam pisqolla e arte fshehur ne gji te Ises,
Jam gjoksi i gjakosur i Adem Jasharit.

Une, jam topuzi i Gjergj Elez Alise,
Hija e Kostandinit qe sjell naten Doruntinen,
Jam nje fije e mustaqeve te Gjeto Basho Mujit,
Nje hap i tij qe trondit tere krahinen.

Une, jam rreptesia e Leke Dukagjinit,
Nje fjale e rende ne faqet e Kanunit,
Jam nje gur i bardhe ne brigjet e Drinit,
Shpata qe Skenderbeu lart e tundi.

Une, jam nje strofe e bukur e Naimit,
Shkruar mbi malet , fushat e brigjet,
Jam malli i Serembes, Samiut, Jeronimit,
Jam shpirti i tyre, qe ne kurbet vazhdon te digjet.

Une, jam deshmori qe ra ne Mitrovice,
E me gjakun tim u la edhe Cameria,
Se jam ai qe nuk u qa kur vdiq,
Se per deshmoret nuk qan njerezia.

Une, jam nje pushke qe del nga frengjite,
Jam nje kenge labe, nje tel i ciftelise,
Jam Cerciz Topulli qe kurre s'ra ne prite,
Jam e kuqja e flamurit atje lart, ne shtize.

Ja pra, une jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna,
Jam lulja qe i ka mbire Ismailit te koka e varrit,
jam pisqolla e arte e dinakut Ise,
jam gjoksi i copetuar i Adem Jasharit.

Une jam Shqiptar e shkuar Shqiptarit...


 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]