Nje dite...buzedjegur
E marte, 02-01-2007, 10:40pm (GMT)
Nje dite ne prite te jetes do kesh rene robinje e rrembyer nga vetmia ilacet ne uje do ti tretesh me ne fund do kuptosh do mesosh se c'ish dashuria...
Dielli do te lere hedhur kraheve shallin tik-takun e ores pafundesisht do numrosh ne netet e rrjepura me enderra te vjetra do ta lyesh mallin atehere do marresh vesh c'do te thote te dashurosh.
Mbas pagjumesish do ziesh kafen vec per vete filxhanin s'do ta kthesh ne fate s'do kerkohesh do biesh loteve lume si nje flete... e do ndiesh c'do te thote te dashurohesh.
Vec atehere pa vlere do mberthesh syte ne dere e drithme ne zemer se rrodhi e pervodhi lumi i jetes vargjet do kene tjeter emer, oret e poezive do tregojne kohe tjeter.
Vec nje dite ne prite te jetes do jesh kapur robinje e roberuar nga vetmia nen shi nen zi nje lule do gjesh mbi varrin tim te lagur do mesosh... se c'eshte dashuria.
Dhe buzet, buzet do ti djegin vargjet e mia.
|