Rrugeve (3)
E marte, 02-01-2007, 10:43pm (GMT)
Kthehem e sterkthehem me trena te prishur harresash me kepucet dhe mendimet tere balte vij e stervij as iki, as rri nisem per tu tretur serish n'arrati ne drite mengjesesh, neper boten e vrazhde
Dehem nga embelsia jote ti je vera e ndaluar ti je cmenduria- mekati me kembet qe me merren rrugicave te tua kotem te zgjoj, enderrave te nisemi te degdisemi kali jashte eshte gati...
Kthehem e sterkthehem vij esell dhe dehem se rruget me lodhen me treten si nje pikez loti ne gushen tende me ler te prehem hejbet e mallit rrugeve mbeten hejbet mbushur qemoti.
Te marr per qafe, si bleta nje lule, dhe syte e tu shohin kaltersisht detin ne syte e tu enden rruget e mia Sidbad detari do ma kish ziline Marko Polot ne keta sy kerkojne te vdesin.
Ja ku kthehem e sterkthehem se edhe vetmite nje dite vdesin rrugeve pelerinen ma merr era te dera Syte e ty kaltersisht me presin...
|