E merkure, 19-11-2008, 11:47pm (GMT) Zemra STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Editorial
Intervista
Komente Analiza
Personazh
Revista Zemra
Elita Kombëtare
Historia
Reportazh
Letërsi
Shqipëria Etnike
Debat
Letrat e lexuesve
Shqipëria
Forum
Kinema
Njohje
Muzikë
Art Kulturë
Shoqëria
Argëtim
Sporti
Galeria
Lojra
Chat
Direktoria
Bota
English
Njoftime
Speciale
::| Sondazh
Pavarsia e Kosoves, realizoi endrren shekullore. Megjithate lind pyetja: Do te kishit deshire, per shkrirje shqiptaresh ne nje Shtet, apo per ekzistencen e dy Shteteve? Ju lutemi Votoni...
Shtet i vetem Shqiptaresh
Dy Shtete Shqiperi - Kosove
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Arkiva » Shqipëria » Emigracioni
 
BE, vendim për dëbimin e ilegalëve
E shtune, 26-04-2008, 07:54am (GMT)

Kompromisi evropian për kohëzgjatjen maksimale të arrestit para dëbimit, sipas informacioneve nga qarqe parlamentare normalisht do të jetë gjashtë muaj

Nga Shekulli Online

Parlamenti i BE-së, Komisioni i BE-së dhe Këshilli i Ministrave ranë dakord të enjten (24.04) në Strasburg për kohëzgjatjen e diskutueshme të arrestit para dëbimit.

Fëmijë pas kangjellave të burgut, të sëmurë që nuk furnizohen me medikamente në kampe, të arrestuar para dëbimit, të cilët për shkak të pasigurisë vrasin veten në qeli- të gjitha këto nuk do të ndodhin më në Evropë. BE do të përcaktojë për herë të parë në të gjithë Evropën kushte të detyrueshme për kthimin e emigrantëve ilegalë dhe të azilkërkuesve të kthyer.

"Po të aprovojmë një ligjvënie të tillë, atëherë ne do të kemi standarde të përbashkëta për mbrojtjen e njerëzve, të cilët vijnë ilegalisht në Evropë dhe trajtimi i njerëzve do të bëhet gjithnjë e më i ngjashëm në vendet e ndryshme të BE," e përshkruan ministri i brendshëm i Sllovenisë, Dragutin Mate si kryetar i radhës i BE synimin e së ashtuquajturës direktivë për kthimin të BE.

BE përcakton standarde për qendrat e dëbimit

Presidenca e radhës e BE dhe negociatori i Parlamentit Evropian, deputeti i CSU-së, Manfred Veber ranë dakord për parime bazë, të cilat përcaktojnë qartë që emigrantët ose marrin një të drejtë legale qëndrimi ose duhet të dëbohen, thotë Manfred Veber. Njëkohësisht përcaktohen të drejta minimale dhe standarde për ata, të cilët janë të detyruar të largohen nga Evropa. Kështu, pas një njoftimi se u është refuzuar e drejta e qëndrimit, ata duhet të kenë fillimisht të drejtën për t'u larguar vullnetarisht. Nëse ata futen në arrest para dëbimit, duhet të ruhen të drejtat e familjeve dhe të fëmijëve dhe të garantohet aksesi në furnizimin shëndetësor dhe arsimin. Përcaktohen standarde për qendrat e dëbimit, organizatat joqeveritare do të kenë akses në to. Deri në fund ishte veçanërisht e diskutueshme kohëzgjatja maksimale e arrestit para dëbimit, e cila në vendet e ndryshme të Evropës arrin nga 30 ditë deri në pafundësi. Në Gjermani koha maksimale e arrestit para dëbimit është 18 muaj.

Që arresti para dëbimit të kufizohet në kohë në të gjithë Evropën, kjo është veçanërisht e rëndësishme për Parlamentin Evropian, tha negociatori i Parlamentit Evropian, Veber:

"Personat ilegalë fillimisht nuk janë kriminelë të rëndë në kuptimin e kriminelëve, por thjesht ata kanë shkelur ligjin ndaj duhet të kthehen e të dëbohen. Prandaj edhe ky arrest, që duhet të jetë i mundur, në parim duhet të paraqitet i limituar. Kjo është pika qendrore."

Kompromisi evropian për kohëzgjatjen maksimale të arrestit para dëbimit, sipas informacioneve nga qarqe parlamentare normalisht do të jetë gjashtë muaj dhe në raste përjashtimi të argumentuara 18 muaj. Nëse fraksionet e Parlamentit Evropian do të votojnë me shumicë pro ligjit të BE dhe të 27 vendet e BE nuk do të kenë kundërshtime, atëherë ligji do të hyjë në fuqi në qershor.



 
::| Artikujt e Fundit
FotoLajm

NJOFTIM!
Ju kerkojme ndjese! Per arsye teknike nuk kemi qene aktive kohet e fundit, por do te rikthehemi se shpejti.
Duke shpresuar ne mirekuptimin tuaj,
Ju pershendesim perzemersisht
Zemra Shqiptare

Ndryshoni Pamjen
[Krye]