Albana Mëlyshi
E merkure, 02-05-2007, 10:55pm (GMT)
 |
| Albana Mëlyshi |
Ka mbaruar fakultetin e gazetarise ne Tirane ne vitet 73. Prej vitit 1992 ndodhet me banim ne Nju Jork Eshte autore e disa librave ne proze dhe poezi si "Kafe Shkodra e Nju Jorkut" 1999, "Fundjave ne Hillsajd" 2000, "Poezi" nen pseudonimin Blerta Tirana, 2000. Ne tregimet e saj si edhe ne poezi autorja dallohet per sinqeritetin e krijimt e nje stil te rjedhshem e clodhes. Po kete vit Albana mbledh dhe boton me shpenzimet e saj Antologjine me poezi te te rinjve ne mergim me titull "Zera Nga Larg" Albana M Lifschin eshte autorja e librit te mirenjohur "Children Of Kosova - Stories of Horror" (anglisht dhe shqip) ku pershkruhet tragjedia e Kosoves nen kendveshtrimin e femijeve kosovare. Libri eshte konsideruar si nji dokumentar i tragjedise kosovare . Aty shihet egersia njerezore kunder qenjeve njerezore qe nuk kane te njejten kombesi, besim, ose bindje politike.' Libri u vleresua jo vetem nga komuniteti shqiptar por nga Bordi i Edukimit i Nju Jorkut i cili e aprovoi si tekst shkollor per studimet sociale, per klasat e 6-12. Libri i fundit i autores Alban M Lifschin "Udhëtim në Historinë Amerikane" eshte nje kontribut tjeter i saj per komunitetin shqiptar ketu ne SHBA por edhe per te gjithe atdhetaret brenda e jashte atdheurt qe jane te interesuar te mesojne historine e Amerikes. Libri ka marre vlersime maksimale nga profesore te nderuar, kopetente shqiptaro-amerikane dhe intelektuale te degjuar botuar ne organet e shtypit shqiptar.
|