Betimi ( Anno Domini 1999)
E shtune, 21-07-2007, 03:07pm (GMT)
Jam fis me fijet e barit Jam fis me lisat e malit Jam fis me valët e detit Jam fis me vajin e poetit Më plaçin sytë e ballit U bëfsha shkrumb prej mallit Trupi më dysh m’u çaftë M’u thaftë krahu i djathtë E qiellëza në gojë U bëfsha lojë e plojë Mos shtifsha gjumë në sy, Nëse të harroj ty!
E zjarr e hi reshtë mbi mua Në mos u kthefsha në viset e tua!
|