Mbetje poezish..
E merkure, 03-01-2007, 12:05am (GMT)
E di sa mbetje poezish kam? Të harruara në sirtar, të lëna në kompjuter Të hedhura mbi tavolinë, te shkara nën të Të ngjeshura në çantë e nuk di ku më.. Vargje të vetmuara Shkulur nga poezitë e mia Copëza dhimbjesh të fshehura në gji Vetëm për të mos t'i dhënë ty. Qortime për pakujdesitë e tua Për lëndimin e krenarisë sime Fjalë të tuat të hedhura pa vënd Kafshime mbi buzë të emrit tënd Janë zëmërime, kapërdime, përbetime Për hakmarrje që kurrë s'ndodhen Buzeqeshje të prera në mes, ironi, Dëshira të shtypura, që ti si di.. Ti s'do ta marresh vesh kurrë Sa herë më pate ligeshtuar Sa herë malli me pat marrë, Sa here, që të njoha ..jam penduar!
|