Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 05-09-2008, 01:00pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Arkiva » Autorët A » Aleksander Sirdani
 
Aleksander Sirdani (1891-1948)
E shtune, 21-07-2007, 08:11pm (GMT)

Aleksander Sirdani

TYMI E RÊJA 

(L. Clasio)

Prej nji forumi të madh delte në hapsí
Tymi âshtû fjollë i qitun,
E shkonte nalt t’u ngjitun
Në per udhë ajrore unjí.
Kur qe nji rês po shkon gjithnji t’u afrue
Mbi flatra qi në shetí
Prej ernave ish’ çue.

E të madhe kapë krení:

Ndal rê i briti, se më tokon mue prîja,
Lshomë udhen per kah i jêmi rreh udhtimi;
Ndera më bjen mue e parë e i madh shkelximi,
E mâ se ty lumnija.
Rêja të ndimen ket zâ mbet fort topitun
Prej urdhnit aq mbretnuer:
E kush jé ti! M’atëhere m’e pvetun muer.
Se kush jam un s’e di? Jam tymi i ndritun,
I biri i zjarmit jam, e zjarmi e din
A vllá me diell, qi ty aq të ka naltue
Prej dheut tue të ngjitë n’ajri.
Mirë vinë prá m’e kuptue
Sa të madhe kam randsí.

Atëherë rêja ja priti

Ktí të fortë krenarit: kishem besë me të xânë;
Por duka e yte disi në dyshim më qiti:
Se ftyren s’ta hijeshon shkelximi as hiri.
Ndoj të therme per pa të dhanë,
Kah syt mbi ty i kthilli
Ma fort se i zjarmit biri,[1]
Si me të pas bamun më duke i zí thengilli.
Tash fjalen shkurt m’e pré,
O biri i zjarmit të ndritun,
E nip i diellit, s’ké
Lavd të teperm pse me shitun;
Se i jemi të vjen nderimi
Kur në ty i prindve të shihet pergiasimi.

Prralla na bân me pá:

S’ka pse levdohet kush per prind e të parë,
Po s’dijti me u pergiá.

 D. Aleksander Sirdani
CIRKA, Shkodër, 1938, nr. 46.

[1] S’më duke se jé i biri i zjarmit, por mâ fort i thengillit.

Pregatiti: Arben Marku


 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]