Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 12-10-2008, 11:19am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Arkiva » Autorët A » Albert Gjoka
 
Bareshat
E shtune, 03-03-2007, 12:50am (GMT)

Terri merr arratinë larg nalesh
Çobanesha dhent i nxjerr në prag
Me torbën plot të mbushur krahësh
Dy molla t'kuqe pjekun n'ag

Përpara niset tufa, ajo pas saj
Mes malesh humbet ai fshat
Pas fijesh bari qumësht, vjedhtas
vij si më i pandershmi frat

Të ndjek ndër shtigje suk më suk
Nga larg diku bie një fyell
Mrizojnë bagtitë të fshehur n'hije
Shullehet vajza për nën diell.

Më sheh me synin tand tinzar
Pastaj larg meje turresh vrap
Ti si drenushë e shkathët mali
i zoti unë, gjahtar pa hark.

E hyj me turr halimshtës vogël
Pas borës madhe ra pafund
Unë degë me epsh ngarkuar randshëm
Mbi supe hovshëm borën shkund.


 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]