Mit
E shtune, 03-03-2007, 12:51am (GMT)
Nën hijen e hanës Mes klithmës së bulkthit Andrrimtar i çartun plot dëshira Të prita ty.
Nga larg dëgjove krisma spate Vërtik u ngrite si çorkë e trembur Këmisha e bardhë zbardhulloi natën
Erdhe drejt pemës Erdhe drejt meje
Mua më hëngri luani. Ti vrave veten.
|