Dikur
E shtune, 03-03-2007, 01:02am (GMT)
Dikur me leqenik bëmë trupin Nuk u zgropem kurrë Zahire mbajtëm për miq e shokë Drapëruam grurë e misër Therëm qengjin më të mirë Pimë nga një gotë Ia thamë këngës Tregimtarët e shumëdashur folën qetë Punëtorët stinorë dëgjuan me ëndje Vashëzat tutje punuan rrogoz për oda Pllenuan lulen e thurën kurorë Me leqenik bëmë trupin Ishim punëtorë stinorë Por nuk ishim vonestarë
|