Kalimthi
E shtune, 03-02-2007, 01:35am (GMT)
S’mbaj mend shumë gjëra, si-qysh-tek, Por di që qesh me ty në ëndërr – Çudi si të sjell në kokë mbi jastek, Edhe pse nganjëherë më sheh vëngër.
Kaq paqe në shpirt, kur ti je pranë meje, Diku në një vend pa baltë e llucë, Aty ku s’ka inate, llafe, a sherre, Veç unë-e-ti, zbathur, pa këpucë.
Aty jemi gati për udhë të gjatë, Si ti dhe une me një torbë pas shpine; Ndonëse për dore - të humb sakaq, Aty mbi jastek, brënda kokës sime.
|