Kur vritet mësuesi,
Rrëzës Qyqavicës,
Nxjerr tytën nga mali,
Pushkë e Shotë Galicës.
Kur vritet mësuesi,
Për nder të Atdheut,
Mbin mbi Dhaskal Todhrin,
Shpatë e Skënderbeut.
Kur godasin mësuesin,
Duar gjakatare,
Djemte e UÇK-së
Bëhen Abetare.
Kur vritet mësuesi
Për një pëllëmbë fushe,
Shkronjat n´Abetare
Marrin ngjyrë të kuqe.
Kur vritet mësuesi
Për dritë të lirisë,
Djemtë e UÇK-së
Marshojnë Arbërisë.
DO TË VIJË NJË DITË
Fëmijët sot s´këndojnë
N´Kosovën time t´mjerë
As lulet më nuk çelin
Si çilnin përherë.
Nuk kanë çantë e libra
Pa shkronja kanë mbetë
Edhe mësuesi i tyre
Në kurbet ka tretë.
Dalin protestojnë
E bëjnë demonstrata
Shikon loke e mjera
Edhe qanë e ngrata.
Policia serbe
Vranë, prenë e grinë
Nuk i len në shkolla
Të shqipes-fëminë.
I ka mbyllëato
Me roje e dry
Mësuesve e rpindërve
Zemra ju ka ndry.
Por do te vijë koha
Shkollat do të çilen
S´bashku mësues e nxënës
N´valle do të hidhen.
Do të mësohen shkronjat
Dhe ritmet e valles,
Do t´këndohen këngët
E Jusuf Gërvallës.
Do t´mësohen vjershat
e t´madhit Naim,
Nëpër shkollat tona
T´ketë hare e gëzim.
Do t´mësohet De Rada
Do t´mësohet Gjergj Fishta
Do t´i tregojmë botës
Se nuk vdes kurrë shqipja.
Sikur në gjithë botën
Do t´këndojë fëmija,
Do t´lulëzojë Kosova
Do të vijë liria.
Kur të vijë ajo,
Le t´vijë dalëngadalë,
N´Kosovë do të çelin
Trëndafilë e Lalë.
Rrezet dielli ynë
Fort do t´i shumojë,
N´Kosovën e lirë
T´ngrohta do t´i lëshojë.
Fytyrat shqiptare
Do të qeshin prore
E gëzuar dhe e mbarë
Gjithë toka Arbënore.