Linda jasht atdheut,
Porse jam shqiptare,
Emnin e kam t´lules,
Më thonë kurbetçare!
Ah, n´Kosovën time,
Më ka mbetë nji motër,
Kurrë nuk e kam pa,
Pa te s´kam sevda.
Pse më lindi nana,
Jasht tokës shqiptare?
A ike nane prej qefit,
A nujk pate qare?
Pse s´më merr moj nanë,
Me më kthy´ n´ vatan?
Ta shoh motrën time,
Edhe ngryk ta marr!
Unë e di moj nanë,
Në kurbet s´ka dritë.
Pa shkronjat e shqipes,
Rand asht me u rritë.
Nuk po du´oj nanë,
As gji me më dhanë,
Mësomi shkronjat shqipe,
Të kam shpirt e xhan.
A mendon oj nanë,
Me më kthy´n´atdhe?
Kosovë asht toka ime,
Dhe pse jasht kam le.
Atje kam motrën time,
Ti vet më ke thanë.
Bashkom me gjakun tim,
Të kam shpirt e xhan.