Rini e bordurave
E shtune, 03-02-2007, 02:23am (GMT)
Kënaqësia u përçudnua pllakave Shpresat e humbën njeriun Dhe puna s'punon më S'po na tërheq as bari i gjelbërt As lulet s'po dinë të çelin Pranverës Nga të ftohtit Kanë filluar të pushojnë cicërimat Shtegtarët s'kanë energji të fluturojnë Fluturojnë ëndrrat e perëndimit Lumturinë e bëjnë të gënjeshtrit Shitjet pa parim Të rinjtë ruajnë buzëqeshjen Në moskuptim Bordurat e lodhura shfletojnë Librat e harruara Grisin faqet si fletët e shpirtit Në bordura flenë iluzionet e mëdha Gëzojnë premtimet patetike Në bordura thinj flokët e saj Rinia.
Shkurt(22) 1993
|