(Ades)
Nga Deutsche Welle diç kumbon
Valë, valë lajmron, njofton...
I shpërndan n´katër anë,
Bjeshkë e detra po i çan.
N´kët turbullirë, n´kët fatkeqësi
Kur na humbin gra e fëmijë,
S´dimë ku i kemi vëlla e motër
Na i sjell Ada lajmet n´votër.
Ada e bukur si sorkadhe
Plot kuptim zemër bujare
Eshtë gjermane çdo kush e di
N´çdo fole t´shqipes ka hy.
Me dy zemra t´mdha bujare
Një gjermane e një shqiptare,
E shqiptarët në këto kohra
Po të thonë se je e JONA!
Kanë thënë pleqtë n´kohra t´mira
-“Miku i mirë shihet n´ditë t´vshështira“,
T´urojnë nënat, t´urojnë fëmija,
N´çifteli t´këndon djalëria.
Valëron porsi tërfili,
Si valë Rajne, e si valë Drini,
Je si bora n´majë t´Monschaut,
Dhe si lule n´Bjeshkë të Sharrit.
T´mirat vijë po pika, pika…
ADJA e jonë si Elena Gjika,
Je gjermane e je e jona
Edith Durrham e ditëve tona.
Puna Jote nismëtare
Eshtë një punë humanitare
Shumë jetima t´majnë në zemër,
ADO ori bëre emër.
U bëre urë e miqësisë,
Oj mikesha e Arbërisë.
24 May 1999