Surfing
E shtune, 03-02-2007, 02:25am (GMT)
Valët e detit lëkundin varkën e velët Rrugën drejtojnë ato të shpejta Për akrobatin mbi ujë Surfing - valët e dredhëta Nga poshtë-lart e çojnë apo anasjelltas Për ta hedhur dikur... në fund. Valët e jetës të lëkundin krah njerëzve Një tjetër Një tjetër Pa mbarim Ngrohtësinë s'mund t'ua marrësh të tjerëve Se frikesh për të dhënë ngrohtësi. Valët e jetës s'e ruajnë radhën si ato të detit Pa kuptuar mbivendosen E unë jomirësjellës gjithmonë u kujtoj njerëzve Rrugën të mos e humbin.
Gusht(26) 1992
|