VARGJET
E shtune, 03-03-2007, 03:54am (GMT)
Vërtet, si mund shkruash vargje Kur nuk të dhemb askund Kur gjithçka e ke në pjatë Edhe të vjellurat nga darka e pështirë E qenëve të zgjebosur Si mund të shkruash për vithe laviresh Dhe netë të trenta pas shiut Mija kilometra nga guri yt i varrit Dhe nga luleborat e therrës tënde Si mund të shkruash kur as ëndërr Nuk të vijnë të vdekurit Të prerët në fyt si qengja Dhe zërat e të djegurve Qe 4 vjet udhëtojnë në tunelet E kohës drejt infinitit Nëse ekziston diçka e tillë Vërtet, si mund të shkruash vargje
Strasbourg, 18.maj 2003
|