Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 08-10-2008, 04:39am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Arkiva » Autorët A » Agim Gashi
 
VAJI I SHQIPTARIT - NË HAJME TË EVROPËS
E enjte, 25-10-2007, 06:44pm (GMT)

(Satirë)

NË KURBET NA DOLËN EDHE VAJZAT

E kem pasë ne gjithmonë nji dert
Kur djemt ma t´mirë shkojshin n´kurbet,
Shum na i merrte kurbeti i zi
Vdiqshin, shkojshin pa u pa me sy.
Tash na erdhi nji tjetër adet
Edhe çikat po shkojnë n´kurbet,
T´u  i lanë n´Kosovë shtëpitë të thata,
E në dhe të huj po shkojnë gra e plaka
Po shkojnë nxanës, shkojnë profesoresha,
Nuse të reja edhe studentesha.
Ah! Po e lanë sot Kosovën thatë
Ku ke pa mor n´kurbet me na shkue gratë?
Për arat tona urrë pa u merzitë
Rrugëve t´Evropës tash tuj u shetitë.
Prej që na hyni kjo demokraci
Pak si tepër grat na kan marrë liri,
Se me ba burri me e nguc graninë
Qohen grat shqiptaresha e thirrin milicinë
Shpejt vinë milicia me sirena tu´ fishkllu,
Me nda gruen prej burrit, hajmin me ua ndrru,
Se me u ba nder burrave hiç s´u shkon ndermend,
Burrat rrinë te dera, grat në t´parin vend
Ju qesh fytyra pse burrat rrinë te dera
Tani janë të lira të kenë dhe “shvalera”,
I zgjedhin dashnorët t´zi a ndoj arap
Se janë ma të fort duken si tarak,
Burrit shpesh ja bajnë: çka je ba si morri
Dil pak me shëtitë se vjen “haus-majstori”.
Mori gra shqiptare ju vraftë perëndija
Si humbet k´shtu  deri,si humbet njerzia,
S´janë per krejt shqiptaret kto fjalë që po i këndoj
Edhe me kët´  kangë due të kritikoj
Ju lutem të gjithave mos me marrë për veti
Le ti marrin ato që kanë mitë mbas veshi.
Se n´lokale t´natës se ka shqiptaresha vendin
Me shitë nder me pare nuk e kemi rendin.
Kemi mjaft ne çuna, shqiptar djel të ri
Që të lidhet jet´ e të çohet dashuni,
Pastaj, gra të reja me tre-katër fëmijë,
Burrat i lanë n´shpi, vet dalin n´kurvni
Ose i lanë burrat e i lanë fëminë,
Me agjensi të ndryshme marrin arratinë.
Shkojnë e na shkruhen azil n´Gjermani

Diku në Evropë a Skandinavi
Nëpër “hajme” të ndryshme strehohen kto gra,
Ju binë n´dorë mafive sa keq sa hat.
E disa prej tyne s´tregojnë se janë shqiptare
Thonë jemi të Bosnës k´tu  kem ardë pa qare
Nuk ju dhimben burrat, nuk ju dhimben fëmija
Që pa gru e nana na kanë mbet të shpija,
Çupëza e vogël thërret: ku je nana ime?
-Üse shkone n´kurbet e më lë jetime,
Edhe çuni vogël nanën e thërret;
-Pse ma ndave gjinin nanë e shkove n´kurbet?
E disa vasha t´reja që s´kanë obligime
Kur vinë në kurbet shumë na bahen trime,
Jemi thonë të pastra si gurra t´Rugovës,
Tuj u martu´ me t´huj i ndihmojmë Kosovës,
Se Kosovën tonë e lamë në mjerim
Tuj i marrë të tjerët po bajmë informim.
Po edhe me e marrë shqiptarin për burrë,
-Vallahi moj motër nuk po ka kulturë,
Merre naj t´Afrikës a naj Italian,
Kanë motër kulturë, për burrë janë taman.
Na lavdojnë n´Kosonë naj bajnë aferim
K´shtu në diasporë bajmë informim,
Nuk të rrahin kurrë e s´shohin me sy
N´dash shko n´kafene e në dash n´kurvni
-Pse erdhët n´kutbet?- ivet, na përgjigjet bija:
-Shuj vllaçko, shuj: m´kan rreh milicija,
E disa gra tjera nga fshati e nga malsija,
Dimitë dymbdhjet´ metra edhe me sargija,
Dymbdhjet´ metra gat´ i kanë leshu ne tokë
E kujt asht´ kjo veshje?-po pyet kjo botë.
Po më tregon nji ditë nji çun i ri
-Ma kanë qitë nanën në fotografi!
Se nana ime, e veshun n´dimija
Asht´ patriote e ka ndjek Serbia,
Vetshin gazetarët:-Këtë veshje kush e mban?
-Jemi të osovës e na thonë Alban!
Por e kontrollun nanën, milicët para fmive,
Dhjet aparata ja gjeten, në palë t´dimive!
Kështu shumë prej neve i ikëm Serbisë,
I tregojmë Evropës dhe Skandinavisë,
Se me vjedhë e me u prishë ndërveti,
Beli ma trima ma smund i gjan n´gjeti.
Por mblidhni mendjen ori motrat tona,
Kultura e huej nuk bahet e jona,
Kujtoi dëshmorët që ranë për liri
Për Kosovën nanë e jo për Gjermani.
Rueni motra nderin e rame moralin,

Me shitë nder e besë nuk na e la i pari,
Kujtoni heroinat që ranë për atdhe,
Vend s´ke në kurbet po atje ku ke le,
Banu motra pilote, këngëtare, balerinë...
Me punë të ndershme madhnoje Shqipninë,
Po erdhe n´kurbet fillo me u shkollu´ ,
Keq e kemi Kosovën duhet me i ndihmu.
Banu shqiponjë mali, fluturo nga Kosova,
Se sot me nder e dije pushtohet Evropa.


N`MAJE T`BJESHKËS M`LINDI NANA

N´majë t´bjeshkës m´lindi nana
Baballartë i kam azgana,
Krejt ne shalla e nishana
Janë të pasun e pareli
Veçse janë o pak të zi,
E kam vendlindjen n´Suedi
Edhe shqipen hiq s´e  di
Për Kosovë s´kam ndie kurrë
Hiq s´e  di çka jam bre burrë.

N´maje t´bjeshkës, n´majë t´botës
Kapuq e shallë që i vnoj kokës,
M´ka thanë nana nuk je vetë,
Tre vllazni n´Kosovë t´kanë mbetë
Veçse janë të bardhë si bora
S´janë të paqtë edhe kanë morra
Po kështu më ka thanë nana
S´janë si ti po janë Albana.

Baba im këtu n´Suedi
Asht i madh e asht i zi
I ka flokët dredha, dredha,
E të forta sikur therra
Asht i urtë si delja rudë,
S´ban pantoll po ban bermude
Po ban kmish e po ban t´lina
Pi veç kola e molina
Kur m´qillon mue baba ngat
Prej kërkuj s´kam frigë aspak,
Une e di që asht arap
A nana i thotë e kam tarak

N´Suedi po nuk jam vetë,
Se kam shokë dy tre mijë vetë,
Unë kam shokë edhe n´Danimarkë,
Norvegji edhe Finlandë,
Po kam shokë edhe n´Gjermani
Po në Zvicër e Austri,
Gjysa t´bardhë e gjysma t´zi
Tjera ngjyra turli, turli,
Vllazni e motra jem përzi
E n´kulturë besa kem hi,
                                                      
Me shumë baba e t´ni nanës,
I thomë vetit jemi të samës.
Se nuk jemi besa nacista
Edhe kurrë s´jem kanë racista,
Nji familje me shumë ngjyra,
Kjo asht puna ma e mira
Po në Evropë shpejt kemi me hi
Do si sorra do si korba t´zi.

Po qyshë rr´nojmë n´kurbet me ju tregu,
Nëper hajme jemi tubu
E me krejt racat e botës,
 Se jem t´Zotit e jem të tokës
Na i binë, Biblat n´gjuhë të botës,
Me turli turki e tartar;
Paj me Rus edhe Bullgar
Të Adis-Abebës e Tunis- Marokit,
Besa t´shnosh si gjylja e topit
Për me hangër e me pi,
Kemi sa t´dush more zotni
Edhe majna pastërti,
Po me rend hajmin tue fshi
Kemi rush e kemi molla,
Na rrinë nanat me Haus-majstora
Nana m´thot lumja unë e mjera
Në kurbet mu ka shtue pjella.

Kur më qet n´gjumë nana mu,
Ajo nisë ninulë me knu
Fli o bir mu bafsh zotni,
Se t´ban nana ty shum vllazni
Edhe motra vjet për vjet
T´rriti n´shtrat e jo në djep
Si i pata rrit tjerët n´djep të drunit
Mu bafsh i shehrit jo i katunit.

E lshum Kosvën erdhëm n´dynja
Po shumë shqiptarë more hata,
Do prej zorit e do prej qefit
Do prej lezeti do prej kijameti
E n´Çeki, n´Pilzen, n´Teplicë,
Na bajnë rrasht e kalanicë,
Aty asht stacioni i parë
Për me dhanë tatim n´shiptarë
Nji mijë marka ti me ia dhanë,
N´Gjermani po ndash me dalë
                                                   

I jep paret si zotni
Të qojnë malit drejt n´polici.
T´zanë gjermanët e t´kthejnë n´Çeki,
Të bamë rrasht e kalanicë
Si me kanë ne Mitrovicë
E tuj fol shqip sikur n´Drenicë
Po kajnë robët e po kajnë fmija,
Si me t´hy n´shpi policija
Kshtu punon sot shqiptarija.

Na kan´ dal shum patriota
Pareli me ide t´forta
S´don me ndi për Qeveri
Për Kosovë as për Shqipni
Naj kanë ba po shum parti
Kryetar turli-turli,
N´Kosovë punojshin me Serbi,
Për Kosovë nuk pagujnë kurrë,
I thonë vetit unë jam burrë,
Jam ma i meç se Ibrahim Rugova
Djalë si mu nuk ka Kosova.
Por mblidhni mendt more shqiptarë,
T´rrimë si njerëz jo si gomarë
Mos t´ju nemë toka e juej
Mos t´ju nemë ai Skenderbeu
Mos t´ju nemë gjaku i shqiptarit,
Që u derdhë prej shkaut e tradhëtarit
Se dheu i huej s´bahet i yti,
E kurbeti ne na mbyti;
T´mendojmë pak për Kosovë t´mjerën,
Që na lindi e na e dha jetën,
E nanë Kosova na ka rritë
Me i ndihmue kur asht n´rrezik.

(Düren, 1993)


TEZET AZILANTE

Po flasin nji ditë
Nja dy teze t´mia:
-A ke ni moj motër
Po na kthejnë te shpia?!

-Shuj Hajri qyqe!-
Po ia kthen Hata,
Gjermani me Serbin
Kanë llafe të gata.

Çka tha Bratisllava
Jo, nuk paske ni,
Nuk i la shqiptarët
Jo as n´Rumani.

Veç me ba moj motër
Me na kthy n´Kosovë,
Naj prishin lezetin
Që kem´ n´Diasporë.

Këqyri nji herë hejmat
Me djem t´bardhë e t´zi,
Turli afrikani,
Kurdë e turqeli.

O gjithë natën burrat
Raki tuj pi,
Tanë ditën tuj fjetë-
Gratë sallamadi.

Tuj hangër turli mishi
Përditë rrush e molla,
Gue m´gu po rrimë moj
Me Hauzmajstora.

Ani tash me ba
N´Kosovë me na kzhy´,
Qysh m´i  desh hellonkat
E me veshë dimi?!

Se n´Kosovë nuk kemi
Kurrfarë afrikani,
Tuj nejtë burrat n´shpi
Tybe bahet nami!

Shuj, Hato, shuj
M´shtine me t´ba be,
Kam me shti Hajdarin
Letra falls me ble!

Le t´i pagujë t´shtrejta
Le t´pagujë me mija,
Veç le të shkruajnë:
-I ka rreh policia!

Ma mirë mori Hato
Me krisë kjameti,
Se m´u  kthy n´Kosovë
Me na u prish lezeti.

-Qitma Hajri kafen
Se i bahet qare,
Edhe n´Gjermani azili
P´u  blejke me pare.

Avokat Nellesit
Ja jep nja 10 mi´,
Pasaportë gjermane
Ki me shti në gji.

Nuk kthehna n´Kosovë
Kurrë me veshë dimi,
Ma mirë asht moj motër
Me dekë n´Gjermani.

(Köln,  1996)
               

LETRA E KUNATES

Çoi letër Dudia te Kunata n´Llap
A kujtojshe bijo se mun´ u m´ban zap,
A kujtojshe bijo se të baj në shpinë
Herë me gatu n´magje herë me kqyr baçinë.

A kujtojshe bijo se nuk nrrohet moti
E kam burrë Hakifin s´ka njeri ma i zoti,
A kujtojshe bijo s´muj dal n´Gjermani
Me t´i  lanë te shpija bija e vjehrri.

Bija e vjehrri kopengj me t´i  lanë
Me mushë ujë me kofe me krah me bajtë sanë,
Tuj i kqyr bullicat përditë tuj gatue
As për ditë t´Bajramit n´opçinë mos me shkue.

N´Gjermani kunatë moj jam sikur n´xhenet
Po rrnoj si gigutka a po t´vjen siklet,
A po t´vjen siklet moj a po t´kris ty zemra
A e din kur t´thojsha s´un vjen as te themra.

Tuj punu Hakifit-o  hiç nuk i del dita
Se kur vjen ashami del lun me çibrita
E bjen nji grusht marka do sinxhirë dukati,
I qes kos e fli moj pa u ba sahati.

Pa u ba sahati moj pa u ba dakiki
Dal e përvloj çajin moj fisin s´e  koriti,
Dal e përvloj çajin dal e ngjeshi bukën
Fund e kry´ Frankfurtit moj s´ja kemi kuj tutën.

N´dash me ta plasë barkin, o pasha Kuranin,
Si dikur sulltanat e majmë Ramazanin,
Tana punve mirë moj ja u qesim kararin
Me fiq e me hurme e presim iftarin.

Tespitë n´dor Hakifi me do turqeli
Nuk e prish avdesin dek ter n´taravi
Tash moj Kunatë zeza s´po di shka me t´shkrue
Veç nja 100 marka për bukë me t´i  çue.

Përgjigje  nga Llapi

Pa u ba dakiki moj pa u ba sahati
E rroku kalemin kunata prej Llapi,
Nisi m`i qit shkrolat sikur me tërfurk
Me ja shprazë inatin Dudijes n`Frankfurt.

Ani moj kunatë moj keq ishe mashtrue
Qat letrën me kungja qi ma kishe shkrue,
Qat letrën me kungja n`ta me 100 marka
Që tash n`Podjevë qaq po kushton darka.

Ato buz’t e trasha mos i qaravesh
Edhe këtu farmerkat po i veshim shpesh,
I veshim farmerkat nuk bajnë za vjehrria
Veç ty për kerrname t’ i rujmë do dimia.

Prej luftës e knej s´kemi gajle hiç
Edhe rreth Tetovës tash kem zanë shumë miq,
N’ desh përbej n’Kuran n’desh përbej n’xhami
Ma mirë rrnojnë gratë n`Llap sesa n`Gjermani.

Tana janë me errz te tana me namuz
Si ti nevojtore s`lajnë si me topuz,
Për dollarë e marka kurrë s’e kemi zorin
Mos me pasë shumë gajle n`derë e kemi KFOR-in.

Tybe treqin tybe s`muj me t`pa moj bi
Shpijat e gjermanve me rub n`dorë tuj fshi,
Se prej durve tua s´hahet kurrë ma flia
Kur e di shka ban tug po m´çon gërdia.

Dola me def n`bahqe dola n`fllad t`akshamit
Me ta çu kadal kangën para xhamit,
Me ta çu kadal me pasë shka me ni
Moj qyqe e rremit mos rri n`Gjermani.

Mos rri n`Gjermani moj se naj more ftyrën
Tuj vjedh me Hakifin ja nxore ynyrën,
Kur e ban krej skllotë kur e ban përshesh
N`telefona t`dorës këtu  po marrim vesh.



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]