O ATDHEU IM; KOSOVË!
O atdheu im, Kosovë,
Mori Pejë edhe Gjakovë,
O ti Llap edhe Gollak,
S´pate frikë as në Pollatë,
Kaçanik, të nderojmë ne,
Na ke falë Kushtetutë t´re.
O Gjilan, ti në Moravë,
Oj Viti, ti e bame varrë,
Suharekë-o në Podrime,
Ti e ke dhe Bllacën trime,
Prizren, ti me Kala,
Edhe nji lidhje kem´ m´e ba.
Moj, Kosovë, mor vendi im,
Sot për ty kam nji kushtrim,
Ne lirinë duhet me fitu´
O me pushkë,ose t´u shkru´
Se Prishtina zemrën çelik,
Me 2 Korrik shpalli Republikë.
Ferizaj, vend historik,
Për atdhe ishe besnik,
Mori Shtime e Carralevë,
Ju luftuet gjithë me nderë,
Plavë, Gusi, Tetovë, Kërçovë...
Për shqiptarin janë Kosovë.
1997-Burgu i Prishtinës
THËRRET KOSOVA OJ NANË SHQIPNI
Th´rret Kosova,oj nanë Shqipni
A ma ndien o zanin Ti,
Tue t´thirrë NANË kam mbet e mjerun
Me za t´dhembshëm e za t´çjerrun?!
Kur at´herë prej teje me ndan
Vajin kurr´ nuk e kam ndalë,
Tue t´thirrë oj nanë Shqipni
Sa shumë gjaku u derdh per Ty.
O moj nanë, nana Shqipni
Shum herë në zjarr kam ra për Ty,
Pa dëshir´ na kan´ coptue
Porse Ty kurr´ s´t´kam harrue.
Oh moj nanë, nana Shqipni
Shum´ e varrë jan´ ba për Ty,
Po më dhambin, kam mbet e mekun,
Pa shpirt n´tokë sikur e mekun.
Ah moj Nanë lule Dukate,
A e sheh kam mbetë bonjake,
Me bonjake gjithkush lun´ ,
Po me sjellin n´buz´ e n´hunë.
Ma kanë kallë zemrën e shkretë,
Shum djel t´mi syrgjyn kanë tretë,
Tjetër kush po na hi n´shpi,
Lujn´ me gra e lujnë me fëmi.
Unë e di nanë që s´je mirë
Por je e pastër dhe e dlirë,
Tash gajretin nanë ta du,
Jam e jotja me më ndihmu.
N´vaj e kuj gati kam tretë,
Loti, lotin s´po ma tretë,
Merre nanë nji faculetë
Edhe fshimi k´to lot´ e shkretë.
A e mban mend kur bashkë ne ishim,
Krenarinë në qiell e kishim,
Me vasha t´bukura e djel të rrallë,
Vritshim krajl e pashallarë
Sot qan Sharri e qan Tomorri,
Kjo keqësi ne na ndodhi,
Qajnë dy drinat i Bardh´ e i Zi,
Si rrinë ndamas nanë e bi.
Ngrite koken nanë Shqipni,
A po e sheh na mbuloi zia
Ngrite kokën nanë njiherë,
Çilma edhe mu nji derë.