Harem...
E enjte, 15-11-2007, 06:36pm (GMT)
tingujt kacavirren me thonj, mbi tymin e temjanit qe me mbeshtjell embel, duart shfletojne neper paqartesi, katallogun e imagjinates.
me afrohen me dhjetra TI, kembet e zbathura mbi copa peisazhesh, rreth meje.
UNE, dhe dhjetra Ti, orgji e paster jete, ciklon qe tund me dashuri djepin tim brenda syrit te tij.
Mbeshtes koken mbi pushin e zbehte, (mijera mimoza poshte meje, dhjetra TI siper,) e, leshoj nga fyti im i thare, afshe te nxehta ekstaze, dhjetra here emrin TEND.
|