Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 06-09-2008, 11:51pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Arkiva » Poetët e Zemrës » Siali
 
Tregim
E enjte, 15-11-2007, 06:40pm (GMT)

Kapitulli I.

Do te te duhet te zgjohesh perseri,
nje dite tjeter te fillosh,
naten e djeshme si shall pas supeve hedhur,
hapat perpara mbi trotuar t´i numerosh...

Numra te vjeter telefoni,
neper libra rremuje shenuar
"Ej, c´kemi, ku je, cfare ben,
u bene kohe pa u degjuar!"

Pubet nuk kane ndryshuar dhe aq...
Nje gote, dy, mjaft, e treta tashme bosh.
Duhet te flasesh, te qeshesh, edhe kot,
cmimi i leverdisshem qe te me harrosh.

Kapitulli II.

Degjova kengen qe te pelqente.
(kesaj here nuk i mbylla veshet.)
Per disa minuta te pata,
teksa kerceje e me qeshje.

Njerez me pyesin per ty.
Une hesht dhe ata pastaj. Me mire.
Pa ty, dhimbshem,
perplasem pas objektesh ne erresire.

Epilog.

Te dy neper trotuare perballe ulur.
Historia jone mbi nje gazete ne mes te rruges do te rrije.
Do te laget nga vesa mengjesore,
derisa dikush me nxitim copa copa ta fshije.

*****

Mes njollave te mia i vetquajtuar poet,
ne jeten time i pakurorezuar mbret,
nje hije ne qytet,
dua dhimbjen ta pertyp e ripertyp i qete,
dalengadale, dalengadale,
ndersa degjoj nje tjeter "Me fal!",
humbas ne nje perralle,
kalores pa kal,
princ pa princesh,
Perbindeshi po qesh...
Ndersa shpaten e ndryshkur i ngjesh,
rrjedh i kulluar gjaku i zi,
une.., kerkoja lumturi,
kupen ta mbushja, i etur ta pi...



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]