Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 30-08-2008, 12:37pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Arkiva » Intervista
 
Intervistë ekskluzive me Nijazi Ramadanin, krijues, publicist, pedagog dhe editor i SHB “Rrjedha” në 30 vjetorin e krijimtarisë letrare
E enjte, 22-11-2007, 08:37pm (GMT)

Intervistë ekskluzive me Nijazi Ramadanin, krijues, publicist, pedagog dhe editor i SHB “Rrjedha” në 30 vjetorin e krijimtarisë letrare

Ramadani: Krijimi vazhdimisht ka ardhur si domosdoshmëri e kohës për ta shikuar mënyrën artistike për jetën e reflektuar në letrat shqipe

Intervistoi: Malësore Llapashtica, gazetare

Nijazi Ramadani
Sipas këndvështrimeve të mia për aq sa kamë shkruar apo e kamë përcjell kohë pas kohe letërsinë që po krijohet sot dhe, kjo do varej shumë edhe nga përvoja e atyre dhe asaj situate që po reflektohej sesi si edhe, për aq sa i për ketë fushës së krijimtarisë letrare, poetike, publicistike apo të prozës, por edhe të dramës, si dhe edukimit dhe formimit tim në aspektin arsimor dhe artistik, pos shkollimit të rregullt që konsideroi se fusha krijuese dhe vlerat letrare arrihen pas që ke mbaruar me ato që mund të quhen kushtimisht bazë reale e saj, si dhe ka ndikuar edhe vetë edukimi e
arsimimi përmes asaj që janë një gjetje e mirë dhe bënë punën më kreative,
shprehet Nijazi Ramadani me rastin e përmbylljes së 30 vjetorit të
krijimtarisë së tij.

Pikërisht në 30 vjetorin e krijimtarisë së krijuesit Nijazi Ramadani
zhvilluam një bisedë me interesë për ti shpërfaqur punën dhe kreativitetin
artistic letrar e publicistik të tij.

Në përvjetorin e 30-të tuajin letrare dhe të pesë-gjashtë veprave të
botuara letrare, ju keni qenë disa here edhe të nderuar edhe pikrishtë në
fillimin e këtij përvjetori me një çmim letrar edhe atë për kritikë letrare
me vendin e parë, kurse për prozë vendin e tretë, si dhe një
roman” Imazhi i ngrirë” e keni të marrë për botim në një konkurs tjeter
mbarëkombëtar te SHB Buzuku”, dhe dramën që do vihet në Teatrin e Gjilanit,
çka mund të na thoni më gjerësisht?

N.Ramadani: Në Konkursin Letrar “Kadmus”, që shpalli Revista “Pelegrin” për
vitin 2006, morën pjesë siç dihet 127 krijues nga rajoni dhe bota, të një
karakteri gjithëpërfshirës, gjithandej etnisë dhe diasporës shqiptare, ku
shkruhet dhe lexohet letërsia. Megjithëse, Athina jo si metropol
ndërkombëtar dhe pavarësisht nga zhvillimet e më vonshme dhe reflektimet e
marrëdhënieve në mes popujve me origjinë pellazge siç janë helenet dhe
ilirët dhe pasardhësit e tyre, përbëjnë themelin e një civilizimi
perëndimorë. Mbase kjo ishte arsyeja për pjesëmarrje në një konkurs të
karakterit të letërsisë ndërkombëtare, siç është “Kodmus 2006”, i organizuar
nga Klubi “Drita” dhe revista “Pelegrin”. Edhe atë për nder të “Lirikut të
fjalës së bukur”, ku shënohej veprimtaria letrare-përkujtimore, që organizoi
emigrantët tanë atje në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Athinë,
pikërisht me rastin e 124 vjetorit të lindjes dhe 40 vjetorit të ikjes nga
jeta të poetit-diplomat, Ali Asllani.
Ndërkaq, ndarja e çmimeve ishte çështje e shijes dhe vlerësim i vlerave të
arrira në një konkurs të këtij lloji me një karakter sa gjithëpërfshirës aq
edhe masiv për kah pjesëmarrja në shumë gjini letrare si: Poezi, prozë,
kritikë letrare , ese dhe përkthime, në të cilin po merrnin pjesë emra të
nderuara të pendës edhe të nderuar me çmimet Plaket e artë, diploma nderi,
mirënjohje. Dhe në mesin e tyre, si rezultat i punës vetëmohuese, shpesh
herë të unë si një krijuesi që kamë lënë jo vetëm gjurmë, por edhe një mori
veprash letrare, si në poezi (Dhe-shkronjë Arbëri”, gati pas 20 viteve të
veprimtarisë së botuar për fëmijë dhe të rritur që pata nisur të publikojë
në periodikun letrar të viteve të 1977 me poezinë “Kroi”, “Drita në malësi”
në revistën letrare “Pionieri”, “Rilindjen për fëmijë”, GEP-in, në
Prishtinë, Flaka e vëllazërimit, Shkup dhe, isha i nderuar me vendin e dytë
në një konkurs për festat e nëntorit më 1978 për poezinë “Libri im është
shoku më i mirë” me një komplet libra dhe stilografë, për të shërbyer si
nxitje për artin e të shkruarit deri më 1981, kur edhe anatemohem nga jeta
publike menjëherë pas rreshtimit tim në veprimtaritë liberale dhe
aktivizimit në grupimin ilegal të Lëvizjen Kombëtare të atyre viteve.

Çfarë teme përmbajtje ka poezia, proza, në përgjithësi libri juaj? Si
mund ta gjejmë mënyrën artistike të shkruarit për jetën në krijimtarinë tuaj?

N.Ramadani: Vazhdimisht ka ardhur si domosdoshmëri e kohë për ta shikuar
mënyrën artistike për luftën në letrat shqipe, ku sipas këndvështrimeve të
mia për aq sa kamë shkruar apo e kamë përcjell kohë pas kohe letërsinë që po
krijohet sot dhe, kjo do varej shumë edhe nga përvoja e atyre dhe asaj
situate që po reflektohej sesi si edhe, për aq sa i për ketë fushës së
krijimtarisë letrare, poetike, publicistike apo të prozës, por edhe të
dramës, si dhe edukimit dhe formimit tim në aspektin arsimor dhe artistik,
pos shkollimit të rregullt që konsideroi se fusha krijuese dhe studimi
arrihet pas që ke mbaruar me ato që mund të quhen kushtimisht bazë reale e
saj, si dhe ka ndikuar edhe vetë edukimi e arsimimi përmes asaj që janë një
gjetje e mirë dhe bënë punën më kreative. Shembull për shumë për ata që i
përcjellin këto zhvillime, por edhe për mua konkretisht në këtë rast ishte
specifikimi dhe thyerja e klisheve dhe limiteve në mes të zhanreve letrare e
artistike si: poetikës, ese, kritikës, publicistikës për shumë këndë
karakteristikë më e shquar e shprehur në letrat e lënësisë bashkëkohore që
u mbajt për disa vite më radhë në Teatrin e Gjilanit, ku për atë kohë sa
zgjati, ishte i stërmbushur me javë rresht me drama të ndryshme të nivelit
kombëtar dhe publiku përmbushte sallën. Tash për tash nuk mund të merret
dot me mend një gjë të tillë se a do të mund të ndodh edhe diku tjetër, po
të bartet në një periudhë më të nxehtë kohore. Si përkrah pjesëmarrja e
madhe e grupmoshave të ndryshme në përcjelljen e shfaqjeve, sidomos ato më
pastaj përcilleshin me debate serioze pas shfaqjeve së tyre, jo vetëm lidhur
me dramën në veçanti, por edhe me pozitën e arteve sot, posaçërisht në
Kosovë, Maqedoninë perëndimore dhe Shqipëri. Këto kishin të bënin edhe me
temën aktuale për formën e teatrit edhe me përmbajtjen si:

Çfarë duhet të merret letërsia tashti?
 
Është kjo pyetje të cilën dua ta shtroi më mirë, se sa të komentohen letrat
shqipe veç e veç... Edhe pse këto i kamë parashtruar herë pas here në
paraqitjet publike të botuara nëpër të përditshmet shqipe në Kosovë,
Maqedoni, por dhe Shqipëri. Kështu, që fare lehtë i kamë shtruar problemet e
asaj që po krijohet dhe, kryesisht në atë që i janë iniciuar në shkrimet
tjera për atë çka kamë parë dhe për atë çka kamë marrë shpjegime më vonë nga
të tjerët. Mbase kjo më duket se është një bazë e mjaftueshme për të dhënë
komente në publikimet e më vonshme.
Pas përmbledhjes së parë “Dhe-shkronjë Arbëri”, ku kam dalë në horizont me
çështja mjaftë delikate se: Ishim në kërkim se si ta gjejmë mënyrën e të
shkruarit lidhur me art- jetën, duke hulumtuar edhe format e shkruara dhe
ndërtimit të subjektit, metaforave, simboleve,...
Me këtë rast, konsiderojmë se, gjuha dhe letrarizimin i një ngjarje me bazë
reale, ku siç thuhet se, duke qenë dy-tre hapa larg asaj që ndodh është
shprehja më e mirë, e gjallë dhe konkrete e artikulimit të ndërtimit të
personazheve, figurave, metaforave stilistike, pastaj reflektimi i
mendimeve, emocioneve dhe ndjenja të karakterit të tyre, pa të cilat letrat
nuk do të mund ta arsyetojë misionin që kanë, ku përmes kësaj reflektohen
ngjarjet e ndodhura apo të sajuara në kreativitetin e krijuesit të
projektuar për ti hedhur në letër. Por me artin e vetë dhe gjuhën artistike,
ka për ta përcjell deri te lexuesi, unë shkruaj ai lexon, pa të cilin nuk
mund të mendohet krijimtaria, sepse gjithçka krijohet për lexuesin, dhe atij
duhet dedikohet, por natyrisht në kornizat e asaj që duhet të ofroi krijuesi
në procesin e krijimtarisë së tij.
Në këtë proces të krijuar, prej poetit në letër kërkohet që të pasqyrohet që
nga faqet e para e deri në absorbimin e plotë të fjalës së shkruar të
shtypur të veprës, si gjithnjë projektues kryesor i veprës dhe përgjegjës
për të harmonizuar ato si një tërësi. Këto dukuri janë të shprehura mjaft në
letrat tona të shkruara dhe shpesh ndodh që edukimin përmes bindjes prej
letërsisë të jetë më shumë gjetje dhe efekte, por pa lënë anash kritikën e
cila për prurjen të jap fjalën e vetë, për ta quar përpara proceset e një
letërsie si një sistem i organizuar shoqëror dhe individual. Shquhet fryma
polemiste në trajtimin e konflikteve të mprehta të ditës në dramat e tij.
Veprimi në këto vepra shpesh provokon debate sociale e politike të ndezura,
si në një sallë gjyqi. Përmes tyre synohet një efekt e gjetje dramatike,
si:“Pamjet e ngrira në shtatë akte”, që duhet të nxisë frymën e luftës
liberale e kundërshtimit ndaj padrejtësive të çdo lloji, kryepersonazhi
vritet e ringjalet për ti dale zot fjalës e dheut që nuk e tretë. Stili
dallon për kompozicionin e thjeshtë, veprimin e qartë e të rrjedhshëm,
dialogun konkret e të drejtpërdrejtë, vizatimin e shkëlqyer të karaktereve,
si edhe tempin e lartë. I lidhur fort pas realizmit, nuk ka tentim fare të
eksperimentojë metoda alternative, angazhimi qytetar e ka kapërcyer me
sukses ndryshimin e sistemit pushtues politik në Kosovë.

Romani juaj, ”Imazh i ngrirë”, i marrë për botim nga SHB Buzuku. A mund të
na flisni më gjerësisht për këtë?

Ramadani: Si vjet është marrë për botim edhe romani “Imazh i ngrirë”, nga
SHB Buzuku, Prishtinë. Mbase është një nga botuesit tash për tash më serioz
në Kosovë, kish mbresat se përkundër vështirësive, duhet të jetë edhe
konkursi si një mulli që do të bluaj në cilësi dhe sasi për vitin 2006,
sipas editonit “Buzuku”, z. Abdullah Zenelit, veprat e ndaluara për botim në
Konkursin letrar mbarëkombëtar 2006, sigurisht do të botohen si vjet dhe
në kemi arsyen ti besojmë një përzgjedhje që ka realizuar në atë konkurs
letrar nga një juri me mjaftë kompetencë dhe një nga botues serioz në
Kosovë.

Po ashtu, keni botuar deri tash pesë vepra dhe e keni prozën e gjatë në
botim. Çka mund të na thoni për këtë?

Ramadani: Po ashtu, kamë të botuar vështrimet letrar artistike “ Vrojtime
artistike”, Rrjedha, 2006 Gjilan, veprën tjetër” Qasje tjetër për skenën”(
recensione, kritikë, ese për teatrin dhe dramën), si dhe me librin poetic
Koha për epikën nuk ia ka kaluar- “Fisi pikë e pesë”(Poezi), fitues i Çmimit
ishte i nderuar laruat “Art-Penda për vitit 2004, nga Klubi i Artistëve,
gazetarëve dhe shkrimtarëve “Rrjedha” në Gjilan dhe, tani së fundi,
laureohet me “Çmimin e parë” për kritikë letrare në Athinë (2006).

* * * * *
Sa i ndihmoni krijuesit tjerë, posaçërisht ata gjilanasve.
Rrjedha si i ndihmon publikimet dhe editimin e librit në Gjilan vepron edhe
Shtëpia botuese "Rrjedha". Kjo shtëpi botuese, siç po vërehet, po dëshmon në
fushën e botimit jo vetëm vepra të krijuesve tanë, por edhe të atyre që sapo
kanë filluar të bëjnë hapat e parë të afirmimit të tyre në artin letrarë.

Ramadani: Në mbylljen e një kaptine në historinë më të re të Kosovës së pas
luftës, në Gjilan si në çdo pjesë tjetër, u shtuan veprimtaritë botuese, të
cilat me kushtet e tyre, po ndihmojnë në menaxhimin e veprimtarive botuese
dhe botimin e librave të krijueseve jo vetëm të krijuesve të njohur, por
edhe të atyre që sapo kanë filluar të bëjnë hapat e parë në artin letrar,
apo në fusha të tjera. Kjo, është shumë dobiprurëse për faktin se, në fondin
e bollshëm ka edhe vepra të mira dhe me vlerë. Nga viti 2000, përpos
edicioneve tjera, që kanë renditur në stendën e saj tituj të fushave të
ndryshme nga Gjilani, janë dhe disa të tjera që kanë nga tre-katër tituj dhe
që veprojnë në kushte të vetëfinancimit, pa pasur përkrahje nga askush, as
nga institucionet gjegjëse.

Për punën e SHB "Rrjedha", i cili vepron në kuadër të Klubit të Artistëve,
Shkrimtarëve dhe Gazetarëve me seli në Gjilan, si koordinator nëse mund të
flitet sepse ja vlen të dihet diçka më tepër.

Ramadani: “Po, Shtëpia botuese, "Rrjedha", po ecën mbarë. Fillimi i vitit
2000 është "datëlindja e saj e dytë apo “ringjallja e saj" e rifillimit të
punës së saj. Këtu botohen vepra nga më të ndryshme. Unë si redaktor i saj
jam i kënaqur me veprimtarinë e kësaj Shtëpie botuese. Për katër vite të
punës, në këtë Shtëpi botuese kemi arritur të botojmë disa tituj të ndryshëm
që kapin qindra ekzemplarë. Kjo është punë e mbarë e me përkushtim, ka
deklaruar njëri nga anëtarët e bordit drejtues të “Rrjedhës”.

Cila është risia botuese e stafit të "Rrjedhës", e afirmuar viteve të
para?

 
Ramadani: Kemi nderin që në Shtëpinë tonë botuese "Rrjedha" është botuar e
përkohshmja mujore "Ushtima" në vitin 2001/02, e cila është shpallur si më e
lexuara dhe më e guximshmja, për faktin se ka pasqyruar edhe zhvillimet e
fundit të cilat patën përfshirë Kosovën Juglindore. Në këtë gazetë, duke
punuar në kushte të vështira, është bërë një punë e madhe nga një staf i ri
drejtues. Këtu është botuar gjithçka drejt për së drejti dhe nga
dorëshkrime. Nuk janë botuar shkrime të nxjerra nga interneti. Kjo gazetë
është mbajtur me punë, përkushtim dhe seriozitet. Dalja e asaj mujoreje ka
pasur një përgatitje solide dhe ishte tërheqëse për lexuesit e shtresave të
ndryshme. Dhe jo vetëm kaq. Në vitin 2001, në këtë shtëpi botuese është
botuar edhe libri "Golgota e fundit e Llashticës", i cili libër-rrëfim nga
ngjarjet e golgotës së ndodhur në fshatin Llashticë, sikur edhe libri
tjetër "Budrika nën dhunën dhe terrorin serb" Monografia e Konçulit".

Çfarë librash botohen, te SHB "Rrjedha"?

Ramadani: Gjerë më tani kemi botuar libra, kryesisht origjinal, të krijuesve
tanë të ndryshëm. Pra, këtu botohen libra letrarë, publicistik, historik, me
tema sociale dhe filozofike, si: "Kosova dhe vetëvendosja", "Përjetime e
kujtime", "Si dy fluturat" "Një qasje për teatrin", etj. Më tepër dëshirojmë
të botojmë vepra të emrave të krijuesve të rinj. Ky është edhe qëllimi ynë i
pare, sepse dëshirojmë që të rinjtë tanë të afirmohen dhe të hedhin hapat e
parë pa ndruajte, në këtë fushë të artit letrar.

Me cilat burime mbahet SHB "Rrjedha"?

Ramadani: Thjeshtë , vetë financohemi, por na ndihmojnë dhe miqtë tanë që e
duan librin. Për librin kulturën nuk është dëm të investohet, e as të ndahet
ndonjë para, se ja vlen të investohet sot për të. Por, sikur shoqëria nuk e
ka kuptuar aq rëndësinë e librit, nga i cili vilet arsimi, edukimi, shkenca
dhe dituritë tjera të jetës. Libri ka shumë dije. Ai ka nevojë të ndihmohet.
Gjer më tani kemi pasur pak vështirësi, por po ia dalim disi. Po gjejmë
donatorë të brendshëm dhe të jashtëm që po na dalin në ndihmë. Fundja,
Shtëpia jonë botuese i ka miqtë e vet të shumtë, të cilët e ndihmojnë dhe e
përkrahin në këtë aspekt.

Çfarë projekte parashihen në të ardhmen?
 
Ramadani: Në rend të parë, do të provojmë të gjejmë edhe më tutje donatorë
që do të na ndihmojnë në projektet që i kemi të gatshme për botimin e disa
veprave të krijuesve të njohur në nivel të ndryshme dhe të sferave të
ndryshme, si nga fusha e teatrit, kritikës, publicistikës etj. Në plan kemi
t'i botojmë disa vepra, si p.sh: libra me poezi, prozë, novela, kritikë
arti, publicistikë, etj, shifra këto që matën për nga cilësia e jo sasia. Ky
është njëri nga projektet tona që do kurorëzohen me botimin e këtyre veprave
me vlerë.

Cilat vepra i janë botuar gjer në vitin 2007?

Ramadani: Në këtë vit të mundimshëm që po kalojmë, nga Shtëpia botuese
"Rrjedha" ka botuar librin me trajtesa për "Këngët dhe ritet e dasmës në
malësin e Bujanocit", "Qasje tjeter...", dhe ka ndalur për botim katër-pesë
tituj të veprave të ndryshme, pa llogaritur edhe disa tituj të botimeve të
periodikut dhe fushave të tjera, pa ndihmën dhe përkrahjen e askujt. Por në
këtë vit i kemi në shtyp edhe tre-katër tituj të autorëve të njohur dhe
krijuesve tanë të fushave të ndryshme, për botimin e të cilëve nuk do të
hezitojmë të kërkojmë përkrahje financiare.

Po i kthehemi vetvetes, si jeton Nijazi Ramadani?

Ramadani: Tash ti kthehemi vetvetes është shumë vështirë, po mos të kisha
para vetës atë që kamë krijuar ne heshtje, dhe natyrisht në kushte të
sotshme për atë që ka mbetur e pa botuar një dyzim e tërë në letër dhe në CD
të kompjuterit. Pos punës së shkrimeve publicistike, letrare, do të ishte
një shprehje shumë e mirë të përmendet ajo thëna e Odhise Grillos se" ...
shkrimtarët nuk fitojnë nga krijimtaria, por tregtarët janë ata që
përfitojnë prej tyre". Jetoi nga një pagë e arsimtarit, tash për tash dhe
ndonjë honorar prej asaj që botohet, por edhe nga një përkrahje materiale
prej familjes (vëllait; Pajes, Hevziut, Metit) që ka qenë bazë për botimin e
tyre. Thjeshtë bëjë jetën time "pa qejfe e sulltanate", kur i lexon
karakteret e personazheve në letër është edhe qenia që jeton në vetveten
tënde.



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]