Në vend të parathnies për brezin tim
E premte, 02-02-2007, 12:29pm (GMT)
Po na djegin të gjallë. Përtej kujtesës së drurëve gjithsesi, përtej kujtesës së çdo gjëje po na djegin, duke na thënë qetësisht se zjarri është më fisnik se kalbja dhe se tymi është fjala e fundit e përjetësisë sidomos kur ngjitet në qiell...
Po na djegin; Të gjallë e të thyer si nyjen e mbushur me rrathë të drurit me rrathë që prej frikës së këtij zjarri kahmot kapërthyer janë si flokët e të vdekurit urie. Po na djegin të gjallë e ky pyll, - thonë vetëm për dru zjarri qenka mbjellë...
|