Lot´ e varg i derdhi n´letër
Se si Ti ma nuk ka tjetër,
Dhe sharkia mbushë me mall´
Kanga ime shëndrrohet n´vaj.
Lum´ Kosova që e pat nji djalë
Mirë i rrinte në qafë nji shallë,
Lum´ e lum´ bante Kosova
Nderi i Kombit Ibrahim Rugova!
Lumja nana n´dritë që e qiti
Lumja shpija që e rriti,
Lum´ Dardania që t´pati Ty
Për Vatan dritë e LIRI!
Kah u nise me nji grusht dhe
Për liri e për atdhe,
Gju më gju me burra t´botës
Me ja sjellë lirinë Kosovës.
Limja nana n´dritë që e qiti,
Lum´ Kosova që të rriti,
Mbete simbol dhe krenari
Lum´ ky popull që t´pati Ty !
Prina, prina t´thoshte Kosova
Gjithmonë n´ball´ Ibrahim Rugova,
N´shpirt e bajshe nji amanet
Që këtë popull n´dritë ta qet.
Lumja nana n´dritë që t´qiti,
Lumja shpija që të rriti,
Lum´ e lum´ populli që t´pat´
Dymijë vjet i ke sjellë fat !
Qan Kosova e lshon kushtrim
Me shumë mallë e me gjëmim,
Loton Prishtina, loton Tirana…
Loton nusja e vajton nana.
Lamtumirë o bir Dardani
Lamtumirë për në botë t´amshueshme,
Vepra Jote legjendare
Na e ka ba Kosov´n t´bekueshme!
22.01.06