Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 30-08-2008, 09:35am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Arkiva » Informacione
 
Romani i parë i letërsisë shqipe, shkruar më 1889, i kushtohet një martireje të krishterimit
E merkure, 19-12-2007, 09:10pm (GMT)

94 vjet me parë botohej romani "Shkodra e rrethueme", vepër e prozatorit të njohur, Dom Ndoc Nikës, që pas shumë pohimesh e mohimesh, konsiderohet gabimisht si romani i parë shqiptar. Romani pa dritën më 10 dhjetor 1913. Në kohën kur Dom Ndoci, prozatori që i la letrave shqipe një numër të madh prozash të të gjitha natyrave, qysh nga librat shkollorë, tek historitë e tek veprat e mirëfillta artistike, të parat e prozës së mesme e të gjatë në shqipet, fyhej në mënyrë të pabesueshme, burgosej, mohohej e harrohej, Historia komuniste e Letërsisë Shqipe njihte si romancier të parë të shqipes, Foqion Postolin me romanin e tij "Për mbrojtjen e Atdheut", botuar më 1909, ndjekur nga botimi i romanit tjetër, shumë të njohur nga të gjithë lexuesit shqiptarë: "Lulja e Kujtimit", botuar më 1921. Emri i Dom Ndocit, në se kujtohej ndokund, kujtohej vetëm për t'u denigruar. E kështu mbetet edhe sot në tekstin e lartpërmendur, në përdorim.

Sidoqoftë, tani pranohet se ai është romancieri i parë me romanin "Shkodra e rrethueme". Në të vërtetë ai është romancieri i parë, por kjo vepër nuk është e para e prozës së gjatë artistike shqipe. Romanin e parë Dom Ndoci e botoi që më 1889. Titullohet "Marcja: martirja e parë e krishtenimit në fillés të vet". Eshtë historia e martirizimit të Marcies, e cila kallet e gjallë në dhe, sepse nuk pranon të mohojë Krishtin. Vepra është një rrëfim ndërmjet hagjiografisë e romanit, me gjatësinë e një novele, që lexohet me endje edhe sot, në se mund të gjendet ende në skajin e ndonjë biblioteke tejet të vjetër shkodrane. Ka ardhur, pra, koha të pranojmë se fillon me një martire të krishterimit historia e romanit shqiptar.

Marrë nga Radio Vatikani

Revista Kuvendi


 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]